Uidhers: Rinia, kujdes me voten per politikanet
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone, Xhon Uidhers u beri thirrje dje te rinjve, qe te kene kujdes per politikanet qe do te zgjedhin. I pranishem ne diskutimet mbi projektin "Rritja e pjesemarrjes se te rinjve ne proceset politike", Uithers komentoi dhe situaten parazgjedhore ne Shqiperi. "Infrastruktura zgjedhore, do te duhet te perfundohet dhe anetaresimi i Shqiperise ne NATO ne pak jave, eshte nje garanci me teper per realizimin e saj me sukses. Por me shume rendesi do te kene kandidatet te cilet ju do te zgjidhni", u shpreh Uithers. Sipas ambasadorit, nese nje qytetar i shkruan nje politikani per problemet dhe shqetesimet e tij, dhe nuk merr nje pergjigje, atehere me shume mundesi, ky politikan do te humbase besimin ne syte e letershkruesit dhe te rrethit te tij te ngushte shoqeror dhe familjar. "Nje politikan ne Shtetet e Bashkuara nuk mund ta kete kurre luksin qe mos t'i ktheje pergjigje nje te interesuari per ceshtjet qe e shqetesojne, pasi ne kete menyre ai do te mendoje se po humbet jo nje, por disa vota. Kjo gje duhet te ndodhe edhe ne Shqiperi, pasi politikanet jane aty per t'u sherbyer qytetareve", theksoi ambasadori. Ne lidhje me rolin e pushtetit gjyqesor ne nje sistem demokratik, Uithers u shpreh se: "magjia e demokracise qendron tek balancimi i pushteteve dhe fakti se asnje prej tyre nuk eshte dhe nuk duhet te jete superior ndaj tjetrit".
Thirrja
Ambasadori i SHBA-se ne Tirane, Xhon Uithers u beri dje thirrje te rinjve shqiptare, se jane ata qe me vote, do te zgjedhin menyren se si do te qeverisen. "Nuk duhet lejuar askush te vendose kufij mbi besimin qe keni", tha Uithers.
Thirrja
Ambasadori i SHBA-se ne Tirane, Xhon Uithers u beri dje thirrje te rinjve shqiptare, se jane ata qe me vote, do te zgjedhin menyren se si do te qeverisen. "Nuk duhet lejuar askush te vendose kufij mbi besimin qe keni", tha Uithers.