Spanjë, kryeministri i ri Mariano Rajoy merr zyrtarisht detyrën
MADRID- Kreu i ri i qeverisë së djathtë spanjolle Mariano Rajoy, bëri sot betimin përpara mbretit Huan Karlos, një ceremoni që shënon marrjen zyrtare të detyrës prej tij, dy ditë pasi ka shpalosur një program të rreptësisë ekonomike dhe të reformave me objektiv qetësimin e tregjeve.
"Betohem se do të përmbush besnikërisht detyrimet e postit të kryetarit të qeverisë me ndershmëri ndaj mbretit dhe se do të zbatoj dhe do të kërkoj zbatimin e Kushtetutës si normë thelbësore të shtetit", deklaroi Rajoy, me dorën mbi Kushtetutë.
(ma.ar/BalkanWeb)