Durrësi vishet blu, qytetet e komunat vota demokratëve
Durrësi pritet që nesër t’i japë shumicën e 13 mandateve të tij Partisë Demokratike. Përparësia e kësaj force gjatë procesit të numërimit ditën e djeshme ka favorizuar këtë fakt. Ende kanë mbetur pa u numëruar komunat, bastione të PD-së, që mund të thellojnë rezultatin me PS-në. Deri në orën 23:30, nga 352 qendra ishin numëruar 121 qendra, duke i dhënë PD-së 45% të votave, 38% PS dhe 8 % LSI.
Durrësi nis procesin e numërimit të votave një ditë pas zgjedhjeve. Në orën 04:00 të datës 29 qershor është numëruar kutia e parë e votimit në KZAZ-në e instaluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” e cila në mënyrë simbolike i ka takuar të djathtës. Kutia e parë është marrë nga zona e plazhit e njohur ndryshe si një bastion i PD. Ngadalësimet në procesin e numërimit të votave kanë ardhur për dy arsye, mbilodhjen fizike dhe mendore të komisionerëve si dhe sasinë e paparashikuar të fletëve të numërimit. Durrësi në rang bashkie i ka habitur të gjithë me pjesëmarrjen në votime, pasi kësaj here brenda vijës së verdhë duhen numëruar 12 mijë fletë më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2005. Në pallatin e sportit ndonëse ritmet kanë qenë të ngadalta nuk është njohur pushim, ashtu sikurse ka ndodhur në tre KZAZ-të e tjera të instaluara në shkollën “Naim Frashëri”, pallatin e kulturës së Shijakut dhe atij të Krujës. Në shkollën e mesme “Naim Frashëri” aty ku po numërohen votat e zonave rurale (Sukthi, Manëza, Ishmi etj) kanë qenë komisionerët e PS-së ata që kanë kërkuar pushim. Kjo solli ndërprerjen e numërimit nga ora 11 e 30 minuta e deri në orën 18 00. Nga të djathtët fillimisht nuk u pranua ky justifikim, pasi ata kërkuan ndërrimin e komisionerëve të lodhur të PS me të tjerë më të freskët, me kushtin që procesi të mos ndërpritej. Për disa minuta pasi debate të ashpra, pasi P.D. nuk qe dakort të ndërpritej proçesi i numërimit të votave, pikërisht në momentin kur u kishte ardhur rradha për të numëruar bastionet e saj (Sukthi, Manza). Por pavarësisht kësaj situate deri diku të nderë pas negociatave u arrit marrëveshja për pushim të të dyja palëve. Kështu që gjatë orëve të paradites u numërua vetëm vota e komunës Ishëm, ku në mënyrë surprizë fitoi e djathta, ndonëse njihet si bastion i majtë. E njëjta skemë edhe kësaj here e propozuar nga komisionerët e PS ndodhi në pallatin e kulturës së Shijakut. Pasi u numëruan krejtësisht votat e komunës Rrashbull, komisionerët e PS kërkuan ndërprerjen për efekt mbilodhje. Në komunën Rrashbull, bastion historik i djathtë, në të cilën PS kishte vendosur një kandidat potencial si Hazir Gashi rezultati deri pak çaste para mbylljes ka qenë PD 3650 vota, PS 1960 vota, LSI 360 vota. Ndërsa në kutinë e parë të numëruar nga 9 totalet që kishte Shijaku, PD ishte në avantazh të 50 votave. Ndërprerje dhe vonesa për shkak të lodhjes ka patur edhe në KZAZ-në e instaluar në pallatin e kulturës së Krujës, ku pas numërimit të 25 % të kutive PD ishte në avantazh të 400 votave.
qarku durres
Aleanca e dryshimit
PD 24.171 vota
PR 998 vota
PAA 164 vota
PDI 929 vota
PAD 113 vota
BLD 118 vota
PLL 242 vota
AMIE 9 vota
PADS 37 vota
PBK 155 vota
Bashkimi per Ndryshim
PS 20425 vota
PSD 474 vota
PDS 290 vota
PBDNJ 84 vota
G99 285 vota
Aleanca Soc. për Integrim
LSI 4142 vota
PSV 188 vota
146 qendra nga 352 gjithsej