Minoritarët fundosin PD, votat “Bashkimit për ndryshim”
GJIROKASTER - Deri dje në mbrëmje, PS ka kryesuar ndjeshëm ndaj PD-së në qarkun e Gjirokastrës. Votat e PD-së nga Lazarati nuk kanë ndikuar për të ndryshuar rezultatin e përgjithshëm, ndërsa komunat minoritare dhanë më tepër vota për PBDNJ-në. Pas numërimit të 35% të kutive, diferenca në vota është thelluar. Rreth orës 23:00 ishte mbyllur procesi për 159 qendra, nga 285 që ka ky qark. Partia Socialiste ka qenë në avantazh me 48.3% ndërsa PD ka marrë 35.9% të votave. Gjithçka ka ecur normalisht, me përjashtim të disa tensioneve mes komisionerëve në qendrat e numërimit. Kështu është dashur ndërhyrja e Policisë në QNV dhe KZAZ e rrethit të Gjirokastrës, për të përzënë nga këto ambiente persona të paautorizuar, mbështetës të forcave të ndryshme politike. Ndërsa në QNV-në e rrethit të Tepelenës, procesi u bllokua për dy orë rresht. Shkak u bë mungesa e numrave të pasaportave apo kartave të identitetit në listat e zgjedhësve, gjatë votimit të dy ditëve më parë në fshatin Progonat. Mungesa e trajnimeve të komisionerëve të këtij fshati, solli këtë anomali e cila është shoqëruar madje edhe me doza humori. Në vend që të shënonin numrin rendor të pasaportave apo kartave të identitetit, komisionerët kishin shkruar emërtesën “pasaportë” ose “kartë identiteti”. Por sipas përfaqësuesit të KQZ në Qarkun e Gjirokastrës, Arjan Gjini, kjo nuk përbën shkelje ligjore pasi bëhet fjalë për një gabim njerëzor. Për këtë arsye është quajtur i vlefshëm votimi. Janë 5 mandate deputetësh, për të cilat janë në garë forcat e mëdha politike në Qarkun e Gjirokastrës. Me mbylljen e procesit në 60 qendra, nga 87 që ka rrethi i Tepelenës, Partia Socialiste si subjekt i vetëm ka marrë 2445 vota kundrejt PD me 1685 vota. Ndërkaq PBDNJ në po kaq qendra votimi ka marrë 25 vota dhe LSI 60 vota. Në Përmet pas numërimit të 70 kutive të votimit, nga 76 gjithsej, PS e vetme ka grumbulluar 2451 vota kundrejt PD që ka marrë 1398. Partitë aleate të PS dhe PD kanë grumbulluar një numër gati të papërfillshëm votash, krahasuar forcat e mëdha. Ndërkohë në Gjirokastër, pas numërimit të 38 kutive votimi nga 122 që ka gjithsej rrethi, PS pa aleatët ka marrë 8433 vota kundrejt 5742 të PD-së. p.n
qarku GJIROKASTER
Alenca e Ndryshimit
PD 12669 vota
PR 668 vota
PAA 91 vota
PDI 23 vota
PAD 174 vota
BLD 36 vota
PLL 27 vota
AMIE 5 vota
PADS 17 vota
PBK 452 vota
Bashkimi per Ndryshim
PS 17470 vota
PSD 612 vota
PDS 658 vota
PBDNJ 773 vota G99 375 vota
Aleanca Soc. për Integrim
LSI 753 vota
PSV 291 vota
177 qendra nga 285 gjithsej