E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, PD e sigurtë për fitoren

 

KUKES - Eshtë thuajse e sigurt fitorja e PD-së në Qarkun e Kukësit. Deri në orën 22.00 u mbyll procesi i numërimit për 169 kuti votimi nga 217 gjithsej, duke lënë demokratët në avantazh. Në Has e Tropojë ku verdikti u dha pasdite, demokratët arritën të marrin me diferencë të thellë votat. Koalicioni i djathtë grumbulloi plot 5532 vota kundrejt 2850 të koalicionit majtë në Has, ndërsa për Tropojën rezultati për PS u fiksua edhe më ulët në 2713 vota të fituara bashkë me koalicionin. Në Kukës u deshën orët e vona të pasdites që të zgjonin shpresat e socialistëve. Ky zgjim ndodhi gjatë leximit të kutive të votimit të qytetit, kur në pak orë PS arriti të marrë rreth 5 mijë vota bashkë me koalicionin. Por sipas të gjitha gjasave do të jetë e pamundur të sigurojë më shumë se një përfaqësues në parlamentin e ardhshëm, kundrejt 3 të së djathtëve. Kandidati i PSD në zonën e Hasit ka përmbysur krejt parashikimet. Pas përfundimit të procesit ai grumbulloi 1609 vota kundrejt 1136 votave të kandidatit të PS. Nga ana tjetër pritet gjithashtu, që gjatë orëve të natës të ketë edhe një përballje të fortë të socialistëve me krerët e qendrës së numërimit të votave lidhur me parregullsitë e ndodhura në qendrën e votimit nr. 0652 të vendosur pranë shkollës “Bajram Curri” në qendër të qytetit. Pikërisht në momentin kur të priten mbajtëset plastike të kutisë me fleta të votimit të qendrës numër 0652, socialistët e pranishëm në qendrën e numërimit të votave do të tentojnë bllokimin e numërimit si të vlefshme të atyre fletëve të votimit që janë të timbruara vetëm me një vulë, kundrejt dy të tillave, që të quhen të vlefshme. Konflikti nisi për shkak të këmbënguljes së disa votuesve të Partisë Demokratike për të votuar në një kohë kur gjeneralitetet e tyre në karta apo pasaporta nuk përputheshin me ato të listave të votimit. Në një kohë kur që të gjitha veprimet u ekzekutuan nga policia që në shumë raste shkeli ligjin me të dy këmbët, në qendrën e votimit mbetën vetëm katër komisionerët e PD-së, të cilët lejuan të votonin ata që kishin mbetur, përfshirë ata me gjenealitete jokorresponduese. Nuk kanë munguar edhe parregullsi të tjera. Fletët e tepërta të gjetura në kutinë e qendrës së votimit 0935 vunë në alarm socialistët gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme. Ndërsa në listë kishte të regjistruar 442 persona që kishin votuar, në kuti gjendeshin 445 fletë votimi. Këtë rast socialistët e reklamuan pranë vëzhguesve të OSBE/ODIHR.                   fe. de.

qarku kukes

Alenca e Ndryshimit

PD    20.738 vota
PR    1094 vota
PAA    143 vota   
PDI    8 vota   
PAD    317 vota   
BLD    21 vota
PLL    495 vota
AMIE    2 vota   
PADS    4 vota
PBK    4 vota

Bashkimi per Ndryshim

PS    6603 vota
PSD    3844 vota
PDS    176 vota   
PBDNJ     73vota   
G99    89 vota

Aleanca Soc. për Integrim

LSI    847 vota
PSV     26 vota

186 qendra nga 217 gjithsej

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›