E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra, PD 7 deputetë në Kuvend

 

SHKODER/ RIDVAN DIBRA

Qarku i Shkodrës nxjerr 7 deputetë të PD-së dhe 4 të PS-së nga rezultatet e regjistruara deri në mesnatën e mbrëmshme. Koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” ka mundur të sigurojë shumicën e votave të 247 qendrave nga 413 që janë gjithsej, me 15% më tepër vota. Megjithëse rezultati do të dalë sot, nuk ka gjasa që të përmbyset favori i PD-së ndaj socialistëve. Largësia, terreni malor dhe mosmarrëveshjet mes KZAZ-ve dhe subjekteve politike, për vëzhguesit në procesin e numërimit të votave kanë sjellë vonesa në fillimin e procesit për Qarkun e Shkodrës. Gjatë paradites së djeshme, kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës pezulluan për rreth 30 minuta procesin e numërimit të votave, për të verifikuar listat e votuesve dhe numrat e mjeteve të identifikimit. Sipas tyre ka informacione për persona që kanë votuar në disa qendra votimi në këtë zonë. Por KZAZ 40, në përputhje me ligjin, ka deklaruar se ky verifikim është pjesë e plotësimit të dokumentacionit të çdo qendre votimi, ku PS ka pasur anëtarët e saj. Në këtë zonë zgjedhore ka pasur dhe një ankimim pranë kandidatëve të majtë nga ana e dy qytetarëve, që pretendonin se kishin votuar në qendrën nr. 246 për subjektin politik PDS, por pas numërimit të votave të kësaj qendre votimi, sipas tyre ky subjekt ka dalë me zero vota. Edhe ky argument është hedhur poshtë nga KZAZ, pasi nuk mund të vërtetohet dot nëse është e vërtetë se dy pretenduesit kanë votuar për këtë subjekt. Në qendrën e votimit nr. 253, është vërejtur mungesa e një prej kodeve të kutisë, që nuk përputheshin, por duke qenë se i gjithë dokumentacioni tjetër ishte në rregull dhe palët nuk kishin pretendime, KZAZ lejoi numërimin e saj. Në zonën zgjedhore nr. 42, në Shkodër, u pezullua numërimi i votave për kutinë e qendrës së votimit në Pult, pasi dyshohej për parregullsi në 150 fletë votimi që i përkisnin PSD. Pas verifikimeve rezultoi se gjithçka ishte e rregullt dhe kutia është numëruar.

qarku SHKODER

Alenca e Ndryshimit

PD    33678 vota
PR    1868 vota
PAA    1488 vota    PDI    58 vota   
PAD    190 vota   
BLD    84 vota
PLL    169 vota
AMIE    15 vota   
PADS    204 vota
PBK    473 vota

Bashkimi per Ndryshim

PS    222523 vota
PSD    1409 vota
PDS    1233vota   
PBDNJ     786 vota    G99    313 vota

Aleanca Soc. për Integrim

LSI    1903 vota
PSV     299 vota

282 qendra nga 413 gjithsej

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›