E Diel, 1 Nëntor 2026

Inspektori i Pyjeve: Në alarm, zjarret sfiken me lopata

Inspektori në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Mat, Riza Buci

Zjarret të qëllimshëm. Dëm dhe turizmit në këto zona

Specialisti Riza Buci: 19 ditë nën flakë, po shkatërrohet pasuria e gjelbër e Matit.

Gjendja është më kritike se në vitin 2007. Inspektori në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Mat, Riza Buci, thotë se situata e krijuar në masivet pyjore të Matit është kritike pas 19 ditë vatrash aktive. Gjithçka ka dalë nga kontrolli dhe as ndërhyrja nga ajri nuk i shuan zjarret që kanë pushtuar pyjet më të begata të këtij rrethi. Ai shton se aktualisht janë aktive 8 vatra zjarri, ndërkohë që dëme të pallogaritshme janë shkaktuar në parkun kombëtar të Lurës. Mungesa e mjeteve motorike, mjeteve të punës, pagesat e vogla, mungesa e vrojtuesve, numri i ulët i punonjësve të shërbimit pyjor, janë disa nga shkaqet që kanë sjellë këtë gjendje. Buci, i specializuar jashtë shtetit për situata të tilla, thotë se pyjet e Matit, sidomos ata të lartë dhe filizat e rinj, po digjen masivisht.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›