E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy Oskar mbërrijnë në Tiranë

• Dy rivalët më të fortë të çmimeve më të mëdha kinematografike vijnë njëri pas tjetrit për publikun shqiptar, nëpërmjet ekranit të madh të kinema “Millenium 2”.Bëhet fjalë për filmin që fitoi çmimin e madh Oskar për këtë vit, “No country for old men” dhe “Atonement”, çmimi më i mirë i shpallur për çmimet “Bafta”. Ky i fundit, prodhimi më i suksesshëm britanik që ka siguruar 100 milionë dollarë në mbarë botën do të shfaqet premierë, ditën e premte, më 14 mars. Kështu ndonëse fitoi vetëm një statujë Oskar, atë për muzikën më të mirë origjinale të shkruar nga italiani Dario Marianelli, filmi rrëmbeu dhe gjashtë nominimet e tjera. Sikur të mos mjaftonte rivaliteti në shumë konkurrime dinjitoze të kinematografisë “No country for old men” e ndjek “Atonement” edhe në Tiranë, madje fill pas përfundimit të projeksioneve të këtij të fundit, westerni modern i vëllezërve Coen, me interpretimin e aktorëve të njohur Javier Bardem, Tommy Lee Jones dhe Josh Brolin do të ketë premierën e tij shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›