Burrat rrëfim për gratë në “Zenit”
• “Burrat mbi gratë”, kështu titullohet ekspozita që prezanton Akademia e Arteve dhe “Zenit Art” në ambientet e kësaj galerie.E çelur me rastin e festës së 8 Marsit, nën përzgjedhjen e pedagogëve të ateliesë Multimedia-Modë- Grafika, që janë Vladimir Myrtezai, Najada Hamza dhe Ardian Isufi, në këtë ekspozitë vijnë konceptimet e tetë artistëve të rinj, që shtjellohen në pikturë, fotografi, videoart e performancë. Por si burrat rrëfehen për gratë. Janë disa ndërhyrje artistike mbi situata të shpjegueshme ose jo, që e kanë zanafillën që nga kopshti Eden. Adamët rrëfehen mbi Eva! Adamët rrëfejnë për Eva! Por jo vetëm për të. Edhe për publikun e gjerë, të të gjithë sekseve. Sa Adamë ka, po aq Eva janë. Si është njëra palë, atë formë merr dhe pala tjetër. Dhe anasjelltas. Meqë i mbivendosen njëri-tjetrit, si gjithmonë me anë të moskuptimit. Që prej titullit.