Dy Xhenifer të ndryshme me emërues të përbashkët

05/02/2005
Nëse Jennifer Lopez duket e palodhur dhe arrin të jetë pjesë kryesore e kinemasë dhe muzikës në të njëjtën kohë, bukuroshja Jennifer Garner duket se reflekton më shumë, aq sa po vë në diskutim karrierën e saj si aktore. Ylli i Hollivudit ka deklaruar se mund të lërë botën e kinemasë për t’iu kushtuar gjërave të tjera. 32-vjeçarja, interpretuese e ‘Elektra’, thotë se dëshiron të zgjerojë horizontet e saj dhe se duke mos pasur objektiva të qarta, mund të bëjë çdo gjë: para së gjithash dëshiron të diplomohet që më pas të merret me biznes apo të bëhet shkrimtare, pse jo një pianiste, por ajo që dëshiron të mësojë tani për tani është të mësojë të gatuajë. Vajza nuk duket se i ka idetë shumë të qarta, një gjë është e sigurtë, në këtë periudhë i kalon ditët duke parë televizor dhe duke menduar për atë që do të bëhet kur “të rritet”. Si ish e fejuara e partnerit aktual të Garner, Ben Affleck, Jennifer Lopez pret të hedhë në treg albumin e saj të ri dhe po përgatit të një duet me burrin e saj Marc Anthony për Grammy Award. Jo vetëm kaq: ka pranuar të luajë rolin e një gazetareje në filmin e ardhshëm të Gregory Nava, regjisor që në 1997 e ka drejtuar në rolin e këngëtares meksikane Selena Perez. Jennifer Garner e Jennifer Lopez: i njëjti emër, i njëjti profesion, e njëja shije për të zgjedhur meshkujt... por të ndryshme në lidhje me karrierën!