Hajri edhe politik i botuesve

05/02/2005 Botuesit po ia shikojnë hajrin bashkimit në një shoqatë. Përpos mbrojtjes së njëri-tjetrit, kokat e shoqatës mblidhen dhe për favore nga politika. Kështu dje është kryer një takim i veçantë midis Kryeministrit Fatos Nano dhe disa nga përfaqësuesve të shoqatës së botuesve si Fatmir Toçi, Pirro Misha, Bujar Hudhri dhe Petrit Ymeri.
Nga pas ka shkuar dhe ministri Blendi Klosi, si mbështetje institucionale nga dikasteri i lartë i kulturës.
Shkaku, nga njoftimi për shtyp, ka qenë diskutimi i disa shqetësimeve të vazhdueshme të ngritura nga botuesit për industrinë e librit.
Para se Nano të dëgjonte hallin e biznesmenëve të librit, i “vlerësoi” ata për përpjekjet serioze kundër informalitetit në këtë fushë, si dhe respektimin e ligjeve që mbrojnë të drejtat e autorit! Kjo është e vetmja pikë që botuesit nuk po arrijnë ta shmangin në tregun e librit, e kjo duket sheshit në panairet e librit. Se në treg nuk ka “burrë nëne” që ta vejë zap piraterinë, megjithëse ligji i të drejtave të autorit është miratuar, megjithëse dhe shoqata e botuesve është bërë njësh, që presupozon se mbrojtja mund të jetë më e madhe!
Porse Kryeministrit i është dashur të zbresë pak më në detaje, gati si vërejtje për interesin e botuesve, se si “lexues” Nano ka parë “një hop cilësor në fushën e botimeve, në cilësinë e përkthimeve, redaktimeve dhe të kulturës së paraqitjes”.
Në këtë zinxhir profesional të përpunimit të librit, Kryeministri “i garantoi” botuesve se është gati të identifikojë mbështetjen “që duhet aktivizuar”.
Por gjithë këtyre fjalëve pasionante të Nanos për librin, botuesit i kanë vënë përballë “përuljen” politike. Mendja ka rrahur gjetiu, sepse ky ishte dhe qëllimi i krijimit të shoqatës; se libri blihej shumë shtrenjtë nga lexuesit, se vit pas viti kapakut të fundit të librit i shtohej nga njëqind lekë në çmim. Jo, këto dy shqetësime nuk u thanë në Kryeministri, por dëgjohen rëndshëm nëpër panaire nga lexuesit-blerës të rregullt të librit. Madje janë vënë re dhe ribotime brenda 6 muajsh, si e si për të rritur dhe ca kacidhe më tepër çmimin e librit.
Por bashkëbiseduesit botues në takim “special” me Kryeministrin, “shqyrtuan edhe mundësitë e heqjes së TVSH-së nga industria e librit, e cila do të krijonte një impakt pozitiv, jo vetëm për botuesit, por do t’u vinte në ndihmë shtresës së gjerë të lexuesve e dashamirësve të librit brenda dhe jashtë Shqipërisë”.
Kjo taksë ka më shumë se tre vite që diskutohet me qeverinë dhe merret gjithnjë një premtim njëvjeçar. Por duket se këtë herë ka zullumën më të madhe, sepse është prag fushate dhe duhet marrë me të mirë dhe, kjo pjesë e “vobektë” e shoqërisë që jep për librin, në këtë rast është fjala për shkrimtarët. Për këta të fundit nuk ka shpresa, po aq dhe nga lexuesi, blerës i rregullt i librit, që u janë kthyer këto dy viteve të fundit pa nevojën e “fushatës”.
Dhe sa për formë, mund të quhen bisedat e tjera me Kryeministrin, lidhur me hartimin e ligjit për librin, duke e parë si arritje, që duhet të përshëndeten për përfshirjen e tij në diskutime kolegjiale. Sigurisht një ligj i tillë nuk ka mënyrë tjetër bërje, përveç të vihet në dukje fakti se si kanë rezistuar deri tani botuesit, kaq vite duke bërë biznes pa ligje! Sërish ligji thuhet se është në etapën përfundimtare, kur ende nuk ka shkuar në Parlament, kur ka më shumë se pesë vite që flitet se është në finish... Edhe në këtë rast nuk dihet se kur do të vuloset përfundimisht e të nisë zbatimi i tij prej botuesve.
Mbështetja prej politikës është guri i fundit që luhet, pikërisht tani në prag fushate, kur botuesit entuziasmohen nga “takimi special” me Kryeministrin, duke bërë një ekspoze të punës, ambicjeve që kanë për “zhvillimin e konsolidimin e mëtejshëm të industrisë së librit”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ky aksion i botuesve për të vlerësuar interesimin e veçantë të Kryeministrit, shton kortezinë e radhës para lexuesve dhe shkëputjen e madhe nga shkrimtarët. Qyshkur shoqata e botuesve shuajti sherret, duke u bashkuar në një grupim, janë harruar ata që shkruajnë librat, pjesa që vazhdon të diskriminohet vetëm nga biznesi.