Moisiu dekoron mjeshtrin Halili
05/02/2005 Librazhd – Më në fund pas një pritjeje prej katër vjetësh në sirtarët e Presidencës, që nga Meidani tek Moisiu, propozimi për dekorimin e koreografit të njohur të Librazhdit dhe të gjithë Shqipërisë, Sadi Halili, ka marrë “OK” nga ana e këtij të fundit, disa ditë më parë.
Në këshillin e bashkisë së Librazhdit, dy ditë më parë ka ardhur edhe njoftimi në fjalë, sipas të cilit propozimi i bërë katër vjet më parë nga ana e këshillit të bashkisë së Librazhdit për dekorimin me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës” të Sadi Halilit, është miratuar. Kështu njoftonte kabineti i Presidentit të Republikës, duke sqaruar se tërheqja e dekoratës do të bëhet në Drejtorinë Juridike të Presidencës, pasi të jetë njoftuar më parë mbi organizimin e ceremonisë së dekorimit nga ana e bashkisë së qytetit të Librazhdit.
Koreografi Sadi Halili, i cili për më se 30 vjet i është kushtuar artit dhe kryesisht valles, shtatë vjet më parë mori titullin “Artist i Merituar”, akorduar nga Presidenti Berisha dhe, së fundi, Bashkia e qytetit të Librazhdit, e shpalli atë “Qytetar Nderi”.
Në punën e tij krijuese, Sadi Halili ka vënë në skenë rreth 80 valle të zonave të ndryshme të Librazhdit, por edhe të trevave të tjera, si ato të Korçës, e deri të trevave shqiptare në Maqedoni, si vallja e Frengovës, Dollogozhdës etj.
Tri breza valltarësh nga Librazhdi, janë një tjetër frut i punës së palodhur të koreografit të talentuar Sadi Halili, të cilët sot janë një dëshmi e gjallë e punës dhe talentit të tij.
Prej disa vitesh, koreografit Sadi Halili, i ishte ”qepur” nga pas sëmundja e diabetit.