Mirëqenia sociale, si relacion përgjegjësish
05/02/2005
Ne ditet tona, problemi i mireqenies sociale, nuk eshte me detyre dhe ekskluzivitet i shtetit. Praktika e shtetit paternalist, ka çuar ne deshtimin e modelit, te shtetit social (pavaresisht nga ngjyra politike) qe ka tentuar te luaje te gjithe rolet, te marre te gjitha pergjegjesite, per gjithçka. Shoqeria moderne po konceptohet si nje relacion te ri pergjegjesish, ne te cilin kane rolin e tyre individi me pergjegjesine e tij, shoqeria civile me solidaritetin e saj dhe shteti si faktor i zbatimit me drejtesi te politikave ne nivel makro.
Ndryshimi i konceptit te raportit te shtetit me shoqerine civile, te rolit te tyre edhe ne fushen e sherbimit social, ka sjelle ndryshime, ne praktiken e realizimit te saj. Me fjale te tjera, ne qofte se me pare shteti ishte financuesi, krijuesi i rrjetit kombetar te institucioneve te sherbimit social, garantuesi i nivelit te mireqenies per çdo individ (modeli paternalist), duke shmangur rolin dhe pergjegjesite e personale te individit dhe te shoqerise, ne kohen tone, keto raporte kane ndryshuar, duke permiresuar modelin e shtetit social dhe te relacioneve te tij me individin dhe shoqerine civile.
Shteti shqiptar, eshte organi pergjegjes per hartimin e politikave te mireqenies sociale, perpunimit te strategjive afatmesme, afatshkurtra e afatgjata, i legjislacionit per te siguruar drejtesi ne shperndarje, perfitim dhe mbi te gjitha realizon, financime te studiuara, te balancuara ne perputhje me nevojat sociale, shtrirjen gjeografike dhe intensitetin e tyre. Padyshim, ai ka pergjegjesi per mbrojtjen e rrjetit publik te institucioneve te perkujdesit shoqeror, per konsolidimin dhe permiresimin e vazhdueshem te tyre si tipologji sherbimi. Ai mund te nxite zhvillimin e politikave te zgjerimit te sherbimit te larmishem publik e privat duke favorizuar, ne te njejten kohe, me politika financimi zgjermin e rrjetit te sherbimit komunitar.
Padyshim, nuk mund te mohohet roli i shtetit (qendror dhe vendor) ne fushen e planifikimit te sherbimeve te reja, te nevojshme per shoqerine, dhe te zgjerimit te gjeografise te institucioneve te sherbimit ne gjithe territorin e vendit. Shteti eshte instrumenti kryesor i cili, ka te drejten ekskluzive te percaktimit te standardeve nacionale te sherbimit, si mjet per te matur cilesine, koston, efektivitetin dhe vleren e sherbimit social, duke shmangur, sherbimet me cilesi te keqe, tendencat abuzive dhe cenimin e te drejtave humane, te lirive qytetare te njerezve ne nevoje.
Pikerisht ketu mbaron e drejta dhe detyra e shtetit. Ketu fillon e drejta dhe obligimi i shoqerise civile si partner i shtetit. Si konkluzion, mireqenia sociale eshte tani fushe e madhe, qe realizohet me angazhimin e perbashket te shtetit dhe shoqerise civile.
Shoqeria civile e ka nje nga komponentet e veta, me te rendesishem perkujdesjen sociale, qe do te thote se ajo eshte e interesuar per te mbeshtetur njerezit e varfer dhe grupet me nevoja te veçanta. Nuk eshte vetem shteti dhe agjencite publike te tij, ato qe mbeshtesin te varferit. Mireqenia sociale, thone sociologet, eshte produkt i perbashket i veprimtarise se shtetit, organizatave vullnetare (OJF-te) dhe vete individit.
Ne dite tona, modeli i shtetit social paternalist, qe merr persiper per te perballuar gjithcka, po kalon krize boterore. Shteti ne çdo vend te botes, po behet gjithnje e me i pafuqishem, perballe nevojave sociale gjithnje ne rritje te shoqerise.
Shoqeria sociale eshte alternativa e mundeshme e permiresimit te modelit te vjeter te shtetit social, duke e kombinuar ate me resurset e shoqerise civile, te individit. Autori britanik, Lord Griffiths of Fforestfash, ne leksionin e tij te mbajtur ne Tirane, ne konferencen e organizuar nga Instituti per Demokraci e Ndermjetesim shkruan: “Kriza ne shtetitn e mireqenies sociale, e cila eshte evidente ne Britani, nuk kufizohet, vetem ne Britani. Ajo eshte e perbashket per te gjitha vendet perendimore. Shpenzimet e mireqenies sociale, po rriten me nje shkalle te paperballueshme, presionet demografike e bejne ate te mundshem per t’u keqesuar edhe me tej. Efektet jo bindes, te shtetit te mireqenies sociale jane gjithnje me te dukshme.
Te gjitha vendet jane te shqetesuar, per te reformuar sistemet e tyre te mireqenies sociale, per te prezantuar programe te mireqenies, nepermjet punes. Nderkohe, papunesia eshte evidentuar si shkak kryesor i varferise. Jo vetem ky autor, por tani eshte bere opnion sundues, qe riparimi i politikave te deshtuara sociale, dobesimi i rolit dhe fuqise sociale te shtetit, mund te kompensohen dhe perballohen, me modelin e shoqerise sociale, ne qender te se ciles do te jete shoqeria civile.
Ne shekullin qe sapo kaloi, kane deshtuar dy modele te medha, tendencioze te shtetit social, te shtetit qe do te siguronte mirerqenie, arsim, kujdes shendetesor dhe sigurim social per te gjithe. Te njejtin fat kane pesuar dhe shteti i mireqenies sociale ose plani Beveridge ne Britani, dhe perpjekja e sforcuar e Presidentit te SHBA, Lindon Xhonson, per te ndertuar nje shtet social, te cilin ai e quajti “Shoqeria e Madhe”, qe do te kujdesej per te gjithe, e qe do te plotesonte te gjitha nevojat e tyre njerezore.
Dobesimi i shtetit te paster social, nuk do te thote se eshte zbehur kujdesi per njerezit ne nevoje. Shume komponente qe realizonin strukturat buxhetore dhe institucionale te shtetit kane filluar t'i realizojne familja, miqte, fqinjet, komuniteti lokale. Padyshim, roli i familjes ne kujdesin per njerezit e saj eshte prioritar.
Shoqeria sociale eshte organizimi i te gjithe strukturave te saj, per te kontribuar, per te mbrojtur anetaret e familjes, njerezit ne nevoje, fqinjet, te afermit me shume pune dhe vullnetarizem. Padyshim organizimet ne komunitet i kane te gjitha mundesite qe jo vetem te kompensojne, por edhe te superojne mundesite e kufizuara te buxhetit te shtetit.
Organizimi i komunitetit, mbajtja e nje pjese te pergjegjesise sociale te saj, dhenia e ndihmes per njerezit ne nevoje, eshte kontribut qe mund dhe duhet ta jape shoqeria civile. Ne te vertete veprimi, organizimi dhe ndjenja komunitare jane nje nga thelbet me te rendesishme te saj. Ndjenja e komunitetit dhe vullnetarizmi jane dy levat kryesore qe i perdor shoqeria civile, me ane te te cilave ndertohet mireqenia sociale, shoqeria qe vetekujdeset per veten e saj ne teresi dhe çdo individ veç e veç.
Thelbi i organizimit komunitar eshte karakteri lokal i tyre. Me fjale te tjera, ate qe nuk e ben dot shteti, ne fushen e sherbimit nda njerezve ne nevoje, per shkak te mundesive te kufizuara, dhe pamundesise per te ndertuar sherbime klasike rezidenciale, te cilat jane te kushtueshme, e bene shoqeria civile. Ajo i ka te gjitha mundesite per te ndertuar me lehte, duke u bazuar ne ndjenjen komunitare dhe vullnetarizmin e shoqerise, per te ofruar sherbim te thjeshte, te shpejte, te manovrueshem, fleksibel dhe pak te kushtueshem.
Sherbimi social per njerezit ne nevoje, nuk eshte problem vetem financiar, qe zgjidhet vetem nga shteti. Shoqeria moderne nuk e vlereson njeriun vetem nga nevojat financiare per mjete jetese. Ky shikim eshte i vjeter, primitiv. Problemet sociale te njerzve ne nevoje nuk zgjidhen vetem me para. Pa mohuar vleren e parave ne zbutjen e varferise, duhet te pohojme se njeriu eshte qenie me nevoja komplekse, materiale dhe shpirterore. Njeriu eshte qenie ne teresi dhe ka nevoja te shumta per te jetuar i barabarte, i padiskriminuar dhe me dinjitet. Varfera, papunesia, paaftesia fizike, mosha, semundjet sociale te pasionit (droga, alkooli, prostitucioni) prishja e marredhenieve ne familje, nevojat shpirterore te parealizuara, mungesa e motivimit etj., jane nevoja fizike edhe shpirterore. Keto, sigurisht nuk i zgjidh dot, vetem shteti.
Jane disa institucione te shoqerise civile, OJF-te, institucionet fetare qe kane mundesi te luajne rol ne plotesimin e nevojave delikate te njerezve ne nevoje. Ne ende jemi larg rolit social te rendesishem te institucionve fetare, te cilat kane ndikim ne organizimin e qendrave per sherbim ndaj njerezve ne nevoje, te pastrehe, te moshuarve, perdoruesve te droges dhe alkoolit etj.
Cilat jane dhe çfare duhet kuptuar me institucione te shoqerise civile?
Edhe ky eshte nje problem me vete, i percaktuar ne menyra te ndryshme nga sociologe e politologe te ndryshem. Me institucione te shoqerise civile nenkuptohen te gjitha ato orgnizata, te cilat qendrojne midis individit dhe shtetit. Keto institucione kane rendesi per modelimin e shoqerise, duke zhvilluar dimensionin social te saj.
Politikani anglez, Edmond Burke (1729-1797), i quante organizatat e shoqerise civile “toga te vogla” te shoqerise. Organizimi i njerezve ne keto oprganizata te vogla, ne keto toga i sherben ruajtjes se individit, perballe anonimizimit dhe humbjes ne hulline e ushtrise se madhe te shoqerise. Organizimi shoqeror ne grupe te vogla e shoqata krijon mundesi te njeriu te degjohet, te kuptohet, te miqesohet dhe te zgjidhe problemet e tij. Ne grupe te vogla, njeriu ka peshe sociale me te madhe, sesa i vetem perballe shoqerise ne teresi. Ne shoqata e grupe interesi, krijohen lidhje e miqesi, midis njerezve ne nevoje. Dhe miqesia eshte force, force qe buron nga organizimi qytetar i shoqerise. Ne shoqate, ne grupin e vogel social, njeriu eshte dikush, vlera e tij eshte me e madhe, me e spikatur dhe evidente sesa perballe shoqerise ne teresi, ne te cilen ai e ndien veten te frikesuar, te vetmuar perballe turmes, ushtrise sociale ne teresi. Institucionet shoqerise civile jane “struktura ndermjetesuese”, qe do te thote se ato jane organizata qe formojne ure lidhjeje midis individit dhe shtetit.