E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leonardo Di Caprio, me flatrat e lavdisë

05/02/2005  Vetëm para pak kohësh ylli i deteve, ndërsa sot yll i qiejve. I futur nën lëkurën e Howard Hughes, miliarderit të "krisur", aviator dhe realizues gjenial, por edhe një shpirt i vetmuar, Leonardo Di Caprio mbetet sërish shpërthyes dhe drejt rrugës së Oscar

Çfarë rrëmuje në hotel "Plaza Athénée"! Aviatori, Scorsese i ri, sapo është ulur në "pistë" me ekuipazhin e tij të sofistikuar: kapitenin e avionit italo-amerikan, shumë të dashurin Leonardo. Tronditje dhe boshllëk në ajër: gjithçka të vonon. Atasheu francez i shtypit kafshon frenat, publicisti amerikan justifikon predikimet e tij, duke mos anashkaluar as takimet më pak të rëndësishme. Kamerierët e katit kanë shikime dyshuese. Dhe në mes të kësaj rrëmuje, si në një këngë të Ray Ventura, shfaqet djaloshi bjond. "Ja ku është vogëlushi!". Eshtë i veshur komplet në të zeza dhe si për të thyer këtë veshje të trishtueshme, buzëqesh pafundësisht. Interneti dhe dosjet në përbërje të dokumentacionit tuaj e paraqesin për një tip jo fort të mirë, të edukuar dhe armiqësor me shtypin, por, ai duket i vendosur për të vërtetuar pikërisht të kundërtën, duke fiksuar në sytë e bashkëbiseduesve vështrimin e sinqertë të një të riu tridhjetëvjeçar. Dekorimi me urdhrin e kalorësit të Arteve dhe Letërsisë, e ka karikuar pozitivisht.

Figaro - Ishte dekorimi juaj i parë?

Di Caprio- Po, dhe ishte një nder shumë i madh. Kinemaja është jeta ime. Eshtë arti i madh modern. Në epokën tonë njerëzit e identifikojnë veten me kinemanë më shumë se çdo gjë tjetër.

Kompania juaj e produksionit "Appian Way" ka investuar në këtë film dhe ju keni qenë një pjesë përbërëse në zhvillimin e filmit. Kaq shumë ishit joshur nga figura e Howard Hughes?

Sigurisht. Eshtë shumë e rrallë të gjesh dikë, nën lëkurën e të cilit ju mund të njehsoheni deri në këtë shkallë. Hughes ka një dimension shekspirian, por është gjithashtu një personazh i mitologjisë greke, një ikonë e shekullit të kaluar, e në të njëjtën kohë imazhi i vetmisë.

Po ju a jeni kaq i vetmuar apo kërkoni shoqërinë e të tjerëve?

Të dyja. Më pëlqen të jem me familjen time, me miqtë e mi, me ekipin e filmit, por po ashtu është kaq e këndshme të kesh pak kohë edhe për veten tënde, jo vetëm që di të jem vetëm, por di të gjej edhe kohën për këtë.

Çfarë ju frikson në jetën tuaj?

Padituria dhe mendimi i vetëm. Faktin që ne të gjithë kemi tendencën të mendojmë ashtu si na kanë mësuar, pa u përpjekur t'i shohim gjërat ndryshe, nga pikëpamja e eksperiencave tona personale.

Prej dhjetë vitesh fati ju buzëqesh për gjithçka. A ka ndonjë gjë që s'di të bësh?

Të këndoj. Miqtë më thonë që kam një zë të bukur, po s'ke ç'të bësh...

A ju ka tunduar ndonjëherë teatri?

Pa dyshim. Por nuk më është dhënë rasti akoma, por besomëni po e "gjuaj".

Kush është ëndrra juaj absolute?

Të mos ndalem asnjëherë së mësuari. Të kem gjithmonë kohën për t'u ulur dhe të reflektoj. Por ju e dini, ëndrrën time e jetoj çdo ditë si aktor.

Regjisorët më të mëdhenj ju japin pikë të arta, por a ju ka ndodhur ndonjëherë të ndjeheni i vogël?

Po. Sa herë që ndonjë gjë më shpëton. Përpiqem shumë në fusha të ndryshme, si për ambientin apo politikën dhe, jo gjithmonë ia kam arritur qëllimit, ku disa nga përpjekjet e mia nuk kanë patur sukses, ndjehem i minimizuar.

A i lexoni kritikat që ju bëhen?

Të gjitha. Madje, edhe gjëra që s'i lexon askush. Por kam vënë re që kritikat më të forta, përfshi edhe fyerjet, më bëjnë më të fortë.

Morët mësime pilotimi për të luajtur në këtë rol?

Mora disa, por pastaj i braktisa. Kompanitë e sigurimeve nuk ishin shumë entuziaste për atë ç'ka bëja...

Çfarë do t'ju bënte të largoheshit me vrap?

Njerëzit që nuk janë të sinqertë, hipokritët.

Çfarë konsideroni luks?

Të kisha mundësi të koleksionoja posterat e kinemasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›