Komiteti i Orientimit të Politikave, integrim sa më i shpejtë në Evropë
05/02/2005
Eshtë për t'u vlerësuar iniciativa e partisë më të madhe opozitare për ngritjen e Komitetit të Orientimit të Politikave, duke përfshirë në të specialistë të fushave të ndryshme. Fakti që PD hapet dhe kërkon kontribute nga grupe konsulentësh, për t'u mbështetur dhe ndihmuar nga njerëz, që normalisht kanë një eksperiencë, e cila vlen, tregon për një ndryshim të Partisë Demokratike, drejt një vizioni për të qenë më pranë realitetit dhe interesave të njerëzve. Nuk kanë rëndësi vetëm emrat. Ajo që është e rëndësishme është fakti që kryetari i PD-së, nëpërmjet forumit të KOP-it, kërkon vazhdimësinë e partneritetit, të cilin kjo parti e ka shpallur me shoqërine civile, botën akademike dhe mediat e që kërkon të ndërtojë një program të mbështetur në ide nga kjo shoqëri, duke rritur kështu mundësitë e komunikimit me të. Me hedhjen e kësaj ideje dhe zbatimin e saj, kryetari i PD-së distancohet nga koha kur në PD futeshin njerëz vetëm si rezultat i njohjes, të cilët përbënin një grup të kufizuar, ku vështirë të futeshin ide të reja, pasi njerëzit ishin konsumuar, ose kishin filluar tashmë të konsumoheshin. Pikërisht për këtë arsye kjo lëvizje e PD-së paraqet një avantazh të madh dhe për tërë opinionin demokratik realisht duket një gjë tepër pozitive. Hapja e kësaj partie në një masë të madhe ndaj shtresave të përfshira nga ky komitet paraqet një përparësi të madhe, jo vetëm për jetën e saj, por të mbarë vendit. Kryesorja është që puna e këtij forumi dhe platforma e tij do dëgjohen atje ku do të jetë vendimmarrja e PD-së. Sipas kryetarit të PD-së: "Ajo ka përgjegjësinë e hartimit të programit, ligjësinë e hartimit të tij dhe politikave të Partisë Demokratike në të gjitha fushat si dhe planin e veprimit të qeverisjes së ardhshme".
Në këtë kuadër është e rëndësishme të kuptohet që njerëzit duhet të heqin dorë nga paragjykimet në lidhje me këtë hapje. Ajo duhet të shoqërohet edhe me lëvizje të tjera dhe me një konkurrencë brenda më të mirëve, që PD- ja të ndryshojë, duke i kthyer politikanët e saj të konsumuar në intelektualë dhe intelektualët nga shoqëria civile me një autoritet të respektueshëm t'i shndërrojë në politikanë. Kjo do të përbënte një hap shumë të madh drejt hapjes së saj. Eshtë për të ardhur keq kur kryetari i mazhorancës, Kryeministri Fatos Nano apo dhe të disa të tjerë reagojnë për emrat e këtij forumi, duke i konsideruar këta si karrieristë dhe si njerëz që kërkojnë të lajnë mëkatet.
Shumë prej këtyre emrave janë afruar për të bërë një program në favor të zhvillimit të shoqërisë e kanë pranuar të jenë pjesë e KOP-it për të dhënë asistencën e tyre teknike. Në lidhje me aludimet e bëra për ambiciet e tyre politike, kjo do t’i përkasë mbase një periudhe tjetër të mëvonshme. Kontributi i këtyre specialistëve është shumë i rëndësishëm. Këtu janë përfshirë specialistë nga më të mirët të fushave dhe moshave të ndryshme për të krijuar një program të plotë. Çfarë mëkati për të larë, kërkon Kryeministri nga juristi Ardian Nuni, i ardhur nga shoqëria civile, me një reputacion dhe CV të respektueshme dhe pse jo, të lakmueshme nga partia dhe administrata e tij. Po kështu ç'mëkate apo karrierizëm kërkon Kryeministri nga Mentor Petrela e Maks Cikuli, Hysen Cabej etj?! Afrimi i tyre pranë këtij forumi është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër nuk duhet përjashtuar fakti se brenda PD-ja ka gjithashtu njerëz që janë të aftë të ndihmojnë dhe të kontribojnë për këtë program.
PD-ja është partia më e madhe opozitare dhe me një përvojë në qeverisje. Por kjo risi e pasuron, pasi aktualisht pasurohet programi me njerëz që janë profesionistë dhe me tjetër eksperiencë. Pra, prezantohet një program për problemet e përditshme të njerëzve e njëkohësisht në shërbim të tyre. Sa më shumë prurje dhe kontribute të ketë, aq më pozitiv do të jetë programi dhe realizimi i tij, pasi do të kontribohet në mënyrë profesionale dhe kompetente në fushat përkatëse. Asnjë strukturë politike nuk duhet konsideruar në vetvete e vetëmjaftueshme. Ajo është dhe duhet të jetë gjithnjë në proces ndryshimi. Kjo është një portë e madhe e hapur nga PD-ja që të fton që të japësh mendim dhe kontributin intelektual në shërbim të vendit tënd. Disa prej tyre janë pedagogë fakultetesh, disa punojnë në institute studimesh ndërkombëtare, ku punimet dhe rezultatet e tyre i shërbejnë kombit pa dallim ngjyrash politike e që mund të shfrytëzohen nga çdo palë. Nga ana tjetër, ka të afruar prej tyre që kanë bindjet e tyre politike. Çdo njeri ka bindjet e veta e gjithkush ka një aspekt vlerash ideologjike. Dikush mund të jetë më i djathtë, dikush mund të jetë më i majtë. Por, gjithësecili do të kontribuojë me njohuritë që ka për fushën e tij, si teknike e shkencore ashtu dhe me dëshirën për ndryshim, sepse është qytetar i këtij vendi. Hamendje të tilla dhe përgojime që këta njerëz janë futur për ambicie politike në këtë forum, janë aq dashakeqe sa dhe tinzare, pasi angazhimi i tyre në këtë moment nuk ka aspak synime të tilla. Por kjo njëkohësisht nuk do të thotë se në çfarë ata mund të projektohen në të ardhmen. Këtë asnjë nuk mund ta thotë. Ky është një moment për të hartuar një program, që të jetë i prekshëm, real e premtues për njerëzit e të ardhmen e tyre. Prezantimi i platformës antikorrupsion, e përgatitur nga Forumi për Orientimin e Politikave në PD, përfshin ngritjen e një strukture të re antikorrupsioni, hapjen e zyrave të informimit publik brenda tre muajve, në rast se PD-ja vjen në pushtet si dhe rishikimin e imuniteteve sipas standardeve bashkëkohore. Deputetët, ministrat dhe ekipet e reja politike e teknike duhet të jenë të çliruar nga konflikti i interesave përmes transparencës së plotë të deklarimit dhe verifikimit të pasurive të gjithkujt, që është pjesë e vendimmarrjes politike dhe përdorimit të fondeve publike. Në këtë kuadër, lideri i opozitës shpreh optimizmin, duke mbështetur realizimin e saj në çdo pikë nëse ekziston vullneti, kur thotë: “Unë nuk mund të premtoj se do ta luftojmë korrupsionin për tre muaj. Unë nuk mund të premtoj se do të decentralizojmë pushtetin për tre muaj, se nuk është realiste, por ama premtojmë se brenda dy-tre muajve do të hapen zyrat e informacionit. Premtojmë se brenda dy-tre muajve do të vendosim praktikat e qeverisjes. Premtojmë se brenda tre muajve, mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave e në vazhdim do të jetë e hapur për publikun. Premtojmë se brenda tre muajve do të saktësojmë të gjithë penalitetet për "korrupsionin". Papajtueshmëria me orientimet e këtij forumi, të krijuar prej shoqërisë civile dhe nga më të mirët specialistë të vendit tonë, vjen sa nga xhelozia aq edhe nga konflikti i prekjes së interesave. Disa e kanë cilësuar një strukturë të fryrë, me justifikimin e rritjes së efiçencës së strukturave aktuale. Ky qëndrim nuk është gjë tjetër veçse përplasje dyersh në turinj intelektualëve dhe specialistëve, të cilët janë lënë deri tani jashtë dyerve të politikës, pikërisht prej mbrojtjes me fanatizëm të ideve të tilla. Apo ideja e shfaqur, se kjo reformë që po bëhet duket sikur po kthehet në një gjueti individësh, të cilët janë aktualisht drejtues të enteve rregullatore, është krejt e papajtueshme si me moralin e platformës së paraqitur nga forumi për antikorrupsionin, ashtu dhe me kurajon dhe iniciativën e anëtarëve të saj, njerëz të nderuar dhe të respektuar nga shoqëria shqiptare.
Nga ana tjetër, fakti i afateve, lidhur me luftën kundër korrupsionit është bindës. Problemet duhen parë në këndvështrimin se ndryshimet institucionale kërkojnë kohë dhe nuk japin rezultatet e pritura menjëherë. Pra, një problem i sotëm nuk mund të zgjidhet pas një muaji apo dhe një viti. Por, edhe se korrupsioni ka prekur kuotat më të larta në të gjitha fushat. Nuk është e mundur që korrupsioni i instaluar prej kaq vitesh në polici, në dogana ose në gjyqësor si dhe në çdo institucion, të mund të ndryshoj për një muaj dhe as për një vit, sepse korrupsioni ka filluar të bëhet si përgjigje për çdo problem që ka sot shoqëria. Por realisht kjo platformë lufton me seriozitetin e duhur fenomenin gangrenë të institucioneve të sotme shqiptare. Masat institucionale të paraqitura nga forumi nuk kanë asgjë të përbashkët me papajtueshmëritë e lartpërmendura. Pra, siç shikohet, ky program është tepër realist, larg korrupsionit dhe më pranë interesave të shoqërisë dhe qytetarisë. Kjo platformë, domosdoshmërisht, sjell kohën kur njerëzit, që përbëjnë shumicën, do të donin të ishin si në vitin 1991, me opozitën që pritej të vinte sa më shpejt në pushtet, për vënien në jetë të platformës së tyre në shërbim të njerëzve, shoqërisë, interesave të kombit dhe të integrimit në Evropë, duke larguar sa më parë nga skena politike njerëzit e ardhur në pushtet me manipulime, vjedhje të votave apo me presione dhe forma të tjera të pandershme, të cilët e mendojnë pushtetin e shtetit të fituar nga kallashnikovët, si të përjetshëm e më të rëndësishëm se liria e individit dhe fatet e kombit.