Policia sekuestron 6 kg marijuanë
Autori i Lajmit: red.
Operacioni i koduar “Siguria e jetës”, i cili nën këtë nofkë, ka për qëllim primar të tij zbulimin dhe shkatërrimin e trafikut të drogës në Lazarat dhe përreth tij, ka sekuestruar edhe 6 kilogramë kanabis sativa. Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Gjirokastër, informon se zbulimi i një sasie prej gjashtë kilogramë marijuanë, u bë në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur “Ish- Divizioni Ushtarak”. Në të këtë vend, forcat e policisë ishin duke kryer shërbim në pikën e kontrollit, kur një shtetas, disa metra larg postbllokut të policisë, nga frika e kontrollit ka hedhur një çantë shpine në disa ferra në anë të rrugës dhe është larguar me vrap në errësirë në drejtim të lumit Drino. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të të dyshuarit, por për shkak të errësirës, trafikanti ka mundur të largohet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga këqyrja e çantës, ka rezultuar se brenda saj ndodheshin gjashtë pako në formë cilindrike, me peshë një kilogram secila, të mbështjella me letër natriban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Policia tha se po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.
Ky lajm është publikuar: 11/09/2008