BE: Zgjidhje nën frymën evropiane
Autori i Lajmit: Redaksia
Evropa bën një apel të fundit për zgjidhjen e krizës politike në vend, në të kundërt kostoja për Shqiperinë do të jetë e lartë. Ambasadori i Spanjes në Tiranë, Manuel Montobbio, ka deklaruar në një intervistë për Top Channel se, pavarësisht thirrjeve të mëparshme dhe deklaratave të komisionerit Fyle, politika prodhoi në Parlament një situatë që nuk e zgjidhi, por e thelloi krizën.
Zoti Montobbio, cili është vlerësimi juaj për situatën më të fundit të krijuar? Kemi një debat në seancën e fundit parlamentare, shumica ka ngritur vetë komisionin hetimor parlamentar, por kjo nuk është mirëpritur nga opozita, situata ka ngecur siç ishte në fillim. Cili është vlerësimi juaj për këtë situatë ?
Në të gjitha deklaratat e bëra nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, nga zoti Fyle, nga zoti Mirel, në të gjitha momentet ajo që është thënë për vlerësimin e situatës politike në Shqipëri është se kemi të bëjmë me një ngërç politik. Në çdo moment është përdorur ky term. Arsyeja për këtë ngërç politik janë mosmarrëveshjet mbi kompetencat mbi komisionin hetimor në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Në mënyrë të veçantë, sesi ky komision duhet të bëjë transparencë për zgjedhjet e kaluara, ku mazhoranca dhe opozita nuk bien dakord. Bashkimi Evropian, ajo që ka thënë është se zgjidhja e këtij ngërçi politik është një dialog konstruktiv politik dhe rezultati që do të arrihet nëpërmjet këtij dialogu është pikërisht një marrveshje për mandatin e këtij komisioni hetimor parlamentar. Ne e kemi thënë, dhe komisioneri Fyle ka bërë një deklaratë publike të premten e kaluar që përmbajtja e këtij mandati duhet të bazohet në dy principe, i pari është respektimi i Kushtetutës dhe i dyti ai i transparencës. Dhe siç ai e sqaroi, kjo është një kusht kyç i Bashkimit Europian.
Ku do të arrihet kjo marrëveshje?
Në Parlament, dhe ashtu siç e tha komisioneri Fyle, vendi për të arritur këtë gjë është Parlamenti, ku dialogohet dhe arrihet në një konsensus. Dhe kush duhet ta arrijë këtë marrëveshje? Liderët e politikës shqiptare, që do të thotë njëkohësisht që zgjidhja, ashtu siç e tha dhe komisioneri Fyle nuk duhet të vijë nga jashtë.
Dhe si duhet të arrihet kjo marrëveshje?
Ashtu siç e shpreh edhe ai qartë në deklaratën e tij, duke e zgjidhur këtë sfidë në mënyrë konstruktive në shpirtin e Bashkimit Evropian.
Dhe çfarë rrezikon Shqipëria me mosarritjen e këtij konsensusi? Ajo që rrezikon është arritja e standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe siç e kemi thënë dhe ne në deklarata të mëparshme, humbet mundësinë për të bërë hapa përpara në perspektivën evropiane. Dhe ne kemi thënë ato që janë etapat e rëndësishmë për avancimin në këtë perspektivë evropiane të Shqipërisë. Ne e kemi shprehur qartë pozitën tonë, shqetësimet tona, në të gjitha kontaktet tona me liderët shqiptarë dhe drejtuesit e institucioneve kryesore të qeverise shqiptare, duke sqaruar se çfarë rrezikohet dhe cili është mendimi ynë dhe procedurat që do të ndërmerren. Ne kemi bërë një deklaratë publike, pasi presidenti Topi thirri tryezën e përbashkët mes dy liderëve, që ishte një deklaratë për të cilën kishin rënë dakord të 27 vendet e Bashkimit Evropian, ne e shprehëm dhe e ngritëm shqetësimin tonë se afati i parë po skadonte dhe ishte data 12 mars në komisionin e asociim-stabilizimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe pikërisht ky ngërç politik i Shqipërisë ishte kryesori në axhendën e këtij komisioni. Dhe drejtori për pjesën e Ballkanit Perëndimor, që është zoti Pierre Mirel, u shpreh shumë qartë gjatë punimeve të këtij komisioni dhe në konferencën për shtyp, pasi mbaroi komisioni, pra që ne e konsiderojmë të një rëndësie të jashtëzakonshme arritjen e një marrveshjeje në komisionin e ligjeve, në mënyrë që të miratohej një ligj i përbashkët ku të gjitha palët të ishin dakord, në mënyrë që kur të realizohej vizita e komisionerit Fyle në Shqipëri, situata të ishte e zgjidhur. Por kur ai arriti në Shqipëri, kjo situatë nuk ishte zgjidhur, menjëherë kur ai u largua dhe mbaroi vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, u arrit një situatë tjetër, pra nuk kishte një ligj për të cilin të kishin rënë dakord të gjitha palët. Pra, nuk u prodhua si rezultat tejkalimi i këtij ngërçi politik. Kemi përpara etapa dhe afate të rëndësishme për tu arritur, ndërmjet të tjerave dhe këshilli i asociim-stabilizimit në një nivel ministerial ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Eshtë një takim që ndodh vetëm një herë në vit, dhe në këtë mënyrë kjo do të kushtëzojë për një kohëzgjatje prej rreth një viti marrëdheniet mes Shqipërisë dhe BE-së dhe prandaj ne i rikujtojmë edhe një herë rëndësinë e këtij afati që kemi përpara dhe kërkesa jonë është që të merret parasysh interesi i përbashkët kombëtar në mënyrë që të superohet dhe të tejkalohet kjo situatë.
Atëherë, në këtë situatë që ju pranoni, pra në këtë ngërç politik, në këtë tension mes dy palëve, në këtë mosgjetje të gjuhës së përbashkët, cili është mesazhi që përcjell Bashkimi Evropian?
Unë do të thoja që mesazhi ynë është i dyfishtë, së pari shprehim keqardhjen tonë që nuk është bërë e mundur të zgjidhet kjo krizë politike deri tani dhe ne shprehim shqetësimin për koston që kjo situatë ka dhe mund të krijojë për Shqipërinë, dhe njëkohësisht do të donim të shprehnim një dëshirë të orientuar nga e ardhmja, pra që të trajtohet kjo sfidë në mënyrë konstruktive brenda shpirtit të Bashkimit Evropian, ashtu siç tha edhe zoti Fyle në deklaratën e tij. Pra, të mund të arrihet në Parlament një ligj për të cilin të jetë rënë dakord nga palët mbi ngritjen dhe kompetencat e komisionit hetimor mbi zgjedhjet e kaluara, bazuar tek Kushtetuta dhe transparenca. Ashtu siç e theksoi edhe komisioneri Fyle të premten e kaluar, mazhoranca dhe opozita janë përgjegjëse, të dyja palët pra janë të nevojshme të domosdoshme, dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të arrijnë këtë marrëveshje.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010