Pagesa me bono, ja formularët që duhet të plotësojnë qytetarët
Autori i Lajmit: Lili Saraçi
Zyrat e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, kanë përcaktuar dhe dy formularët që duhet të përdorin qytetarët për të legalizuar banesat e tyre dhe të bëjnë pagesën me bono. Kështu, sipas informacioneve që gazeta ka grumbulluar nga kjo zyrë, ndër të tjera bëhet me dije se qytetarët duhet të kenë kujdes kur të plotësojnë formularët për arsye se mund të ketë edhe fals, dhe që përdoren nga matrapazë. Drejtoria e ALUIZNI-t bën me dije se formularët origjinalë kanë firmën dhe vulën e drejtorit të ALUIZNI-t. Pra, qytetarët që kanë ndërtim pa leje dhe janë në proces legalizimi, mund të plotësojnë formularët e rinj për të paguar deri në 70 për qind të detyrimeve me bono privatizimi, si dhe formularët e pagesës me bono privatizimi të parcelës ndërtimore. Çdo zotërues i një ndërtimi pa leje duhet të plotësojë këtë formular pranë zyrave të legalizimeve, nëse dëshiron të paguajë me letra me vlerë. Afati i fundit, sipas ligjit, është data 12 qershor dhe qytetarët mund të paguajnë deri në 70 për qind me letra me vlerë. Pjesa tjetër paguhet me para në dorë. Kështu, ndryshimi i ligjit të legalizimeve që ndodhi në datën 4 shkurt nga Kuvendi, ka përcaktuar edhe 3 muaj të tjerë afat, të cilët fillojnë me hyrjen në fuqi të ligjit, që pritet të ndodhë brenda këtyre ditëve. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Agjencisë së Legalizimeve për të bërë një kërkesë me shkrim, ku të deklarojnë se dëshirojnë të paguajnë me bono privatizimi. Këto subjekte, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi për pjesën e mbetur apo për rikthimin e shumave të paguara në lekë, në këmbim të bonove të privatizimit, kanë të drejtë që brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 10219 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje të ndryshuar”, të paraqesin kërkesë me shkrim pranë ALUIZNI-t, - thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Legalizimeve. Më tej, saktësohet se poseduesit e objekteve informale, sipas përcaktimeve në ligjin nr. 10219, datë 4.2.2010 “Për disa shtesa në ligjin nr. 9482, datë 3.4.2006, Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje të ndryshuar”, mund të paraqesin kërkesat pranë drejtorive rajonale të ALUIZNI-t, me hyrjen e në fuqi të tij, për të përfituar nga e drejta e pagesës me bono privatizimi. Të gjithë të tjerët që kanë bërë pagesën me lekë në dorë dhe duan që të paguajnë me bono, qeveria do ti rimbursojë dhe për këtë pritet një vendim i posaçëm nga Këshilli i Ministrave.
Sipërfaqet që paguhen me bono privatizimi
Për objektet pa leje në zona informale (jashtë vijës kufizuese të ndërtimit) për sipërfaqe të parcelës nga 1-500 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për pjesën e sipërfaqes së parcelës mbi 500 m², e cila llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, ky rregull nuk aplikohet. Për objektet informale, të ngritura brenda vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) për sipërfaqe të parcelës nga 1-300 m² poseduesit e objektit mund të paguajnë deri 70% të vlerës me bono privatizimi. Për parcela ndërtimore me sipërfaqe mbi 300 m², vlera e të cilave llogaritet me çmimin e tregut në çastin e kalimit të pronësisë, pagesa mund të kryhet për deri 50 % të vlerës me bono privatizimi. Bëjnë përjashtim objektet informale me destinacion social-ekonomik apo që shfrytëzohen sipas këtij destinacioni dhe shtesat informale në objekte.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010