Ndryshon Dëftesa e Pjekurisë. Tafaj: “Nxënësit do të marrin diplomë evropiane”
Autori i Lajmit: Redaksia
Arsimi në Shqipëri ndryshon tërësisht. Këtë herë nuk bëhet fjalë për arsimin e lartë, pasi ndryshimi këtë herë do të bëhet në arsimin parauniversitar. Kështu, sipas një deklarate të ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj, ditën e djeshme, bëhet e ditur se dëftesat e shkollave të mesme do të ndryshojnë. Kështu, në përfundim të shkollës së mesme të rinjtë shqiptarë nuk do të marrin më dëftesa pjekurie, por diploma evropiane. E thënë ndryshe, nuk do të kenë në dorë dëftesën e zakonshme që ne jemi mësuar të shikojmë, por ajo do të rikonceptohet duke iu afruar shumë formatit të një diplome. Por jo vetëm në formë, dëftesat e shkollës së mesme do të pësojnë ndryshime edhe në përmbajtje, pasi ata synojnë që cilësia e mësimdhënies të rritet edhe më. Kështu është shprehur ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Myqerem Tafaj, gjatë një vizite që ka bërë dje në qytetin e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës. "Synimi ynë është që gjimnazi të mos japë më dëftesë pjekurie, por diplomë evropiane, - ka deklaruar gjatë takimit me mësuesit e Saradës, ministri Tafaj. Gjithashtu, ne synojmë që në fund të mandatit të dytë qeverisës edhe gjuha e huaj të bëhet provim i detyruar në gjimnaze", - ka përfunduar kreu i Arsimit. Ai është ndalur në kërkesat e mëdha nga arsimi i mesëm profesional, për të cilin Tafaj kërkoi zgjerim të degëve ekzistuese të kësaj shkolle. "Përmirësimi i cilësisë kërkon investime dhe buxhet, për të arritur që të prodhojmë specialistë të aftë edhe për tregun ndërkombëtar të punës",- pohoi ministri Tafaj.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010