E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 50 kg marijuane

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës pas kapjes së 50 kg marijuanë në një automjet me targa të Tiranës, mëngjesin e sotëm.
Burimet zyrtare nga policia, thanë se 50 kg drogë, që është kapur në makinën me targa TR 7886 K, po transportohej nga Lazarati në Vlorë. Droga është bllokuar gjatë aksionit të koduar me emrin “Ngrica”. Ndërkohë që një tjetër person ka përfunduar në pranga dhe 6 kilogramë hashash janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës, gjatë mbrëmjes së djeshme në pikën doganore të Kakavijës. Droga ishte duke u transportuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Shkodër – Athinë. Në pranga ka rënë drejtuesi i atuobusit Selami Kalaja, si i dyshuar për trafikun e lëndës narkotike. Sipas policisë, valixhja nuk i përkiste asnjërit prej pasagjerëve, por drejtuesit të autobusit. Pas arrestimit, mjeti ka vazhduar udhëtimin për në Greqi me shoferin e dytë rreth orës 23.30.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›