Shkoder eksploziv ne nje lokal lojerash fati

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Shkodres mengjesin e se dielës nga persona ende paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Laç-Vau i Dejës ne Shkoder. Lënda plasëse është vendosur në një lokal të lojërave të fatit, në pronësi të shtetasit me inicialet B.A, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës. Nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e një dritareje, dera e jashtme e lokalit dhe një grilë metalike, ndërsa nuk ka patur të lënduar në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të kesaj ngjarje. Materialet do t’i kalojneë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”.