E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaloresit nga Mitrovica mberrijne ne Tirane takohen me Bashen

Kalorësit e nisur nga Mitrovica për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë pas tre ditësh mbërrijnë në Tiranë. Takojnë kryebashkiakun Lulzim Basha dhe marrin rrugën për në Vlorë.
28 nëntori duhet t’i gjejë në sheshin e flamurit.

Ndërkohë që atmosfera festive në kryeqytet ka vazhduar në rrugën "Murat Toptani".

Këngët patriotike Bashkia e Tiranës i ka përmbledhur në një CD për të trashëguar ndër breza krijimet më të bukura popullore.
Pavarësia nuk erdhi si dhuratë apo si një moment i zakonshëm. Shqiptarët kanë luftuar me qindra vjet, kanë derdhur shumë gjak, kanë vuajtur shumë. Gjyshërit, stërgjyshërit tanë kanë përjetuar një kalvar vuajtjesh e stërmundimesh dhe janë përballur me armiq të mëdhenj dhe të fortë. Midis shumë gjërave të tjera, ajo që u jepte forcë, krahë, kudo ku ndodheshin, në sheshet e qyteteve, në shtëpitë e tyre, në dasma e në luftë dhe këto ishin këngët patriotike dhe nga këto këngë patriotike, ne marrim disa prej motove tona kryesore, si ajo “Poshtë përçarja, rroftë bashkimi! Sot do të nisë shpërndarja dhe unë uroj që për 101-vjetor, vitin tjetër, shumë prej këtyre këngëve të mos jenë thjesht në CD por të jenë në buzët e rinisë patriotike të Tiranës” - u shpreh Kreu i Bashkisë Lulzim Basha.
Albumi histori në këngë 1912-2012 me 36 krijime, një pjesë e të cilave të panjohura më parë është dhurata që Bashkia e Tiranës i ka bërë të rinjve për këtë 100 vjetor Pavarësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›