Forcat e Armatosura prova per paraden madheshtore

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të cilat janë të angazhuara në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë kanë zhvilluar provat për paradën madhështore që do të zhvillohet në 28 nëntor në qendër të Tiranës. Përgatitjet për qindra ushtarake të të gjitha niveleve nisin herët në mëngjes, ndërsa provat gjenerale janë zhvilluar në sheshin “Skënderbej”. Janë 32 kuadrate që përfaqësojnë Forcat e Armatosura të të gjitha kategorive, duke nisur që nga ato tokësore, detare, ajrore, brigadat logjistike dhe komandot e doktrinës stërvitore. Në këtë parakalim janë përfshirë edhe forcat e policisë dhe Gardës se Republikës. 1500 ushtarakët që do të përfaqësojnë Forcat e Armatosura në këtë event, do të mbajnë për herë të parë të veshur edhe uniformat e reja, ngjyra e së cilave do të jetë në gri.