E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera shqiptare te Kosoves ne Morine

Qindra kosovare po udhëtojnë drejt Vlorës për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të shpaljes së pavarësisë me automjetet e tyre të mbuluara me flamujt kombëtare. Janë nisur nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe në shumë raste edhe në mënyrë të organizuar. Numërohen mbi 8 mijë kosovarë që kanë shkelur kufirin këto 24 orët e fundit

Dogana e Morinit ka marrë pamje festive e dekoruar me simbolet kombëtare, ndërsa policia kufitare ka marrë masa shtesë të mbajtjes nën kontroll të situatës, është shtuar numri i personelit dhe i sportelistëve për të shmangur radhët e gjata. Ndërsa rruga e Kombit po monitorohet gjatë 24-orëve nga patrulla të lëvizshme të policisë rrugore dhe nga postblloqe të ngritura në disa segmente problematike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›