Policia e Vlores ne gatishmeri te plote
Policia e Vlorës ka kaluar ne gatishmëri të plotë. Bëhet me dije se gjatë këtyre ditëve do të ketë masa të rrepta sigurie për të garantuar plotësisht zhvillimin e aktiviteteve festive në kuadër të 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Gjithashtu të gjitha shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë kaluar në shërbim të përforcuar me forca policore shtesë deri në përfundim të aktiviteteve festive për 100 Vjetorin e Pavarësisë, për të garantuar siguri të plotë për zhvillimin e aktiviteteve. Gjithashtu nga në rrugën Transballkanike kanë filluar të parkohen të gjithë autobusët e ardhur nga qytete të tjera të vendit dhe jashtë, parkime të cilat ruhen nga shërbime policore. Nga ana e policisë bëhet thirrje dhe kërkohet bashkëpunim nga qytetarët që këto ditë të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete. Drejtoria e Policisë qarku Vlorë fton gjithashtu të gjithë vizitorët që të shfrytëzojnë dhe të parkohen në 4 parkimet e mëdha të përcaktuara në qytet me qëllim që të evitohet në maksimum bllokimi i qarkullimit.