E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti Ballkanik dhe e Ardhmja e Rajonit II

KONFLIKTI BALLKANIK DHE E ARDHMJA E RAJONIT

PJESA II: Rrenjet me te fresketa te konfliktit: fundi i bipolaritetit, renia ekonomike dhe deshtimi i nacionalizmit te sllaveve te jugut.

Sfida e kesaj epoke eshte te bashkoje tendencat integruese te forcave ekonomike me tendencat disintegruese qe burojne nga politika.

Ne fillim te vitit 1991, shpallja e pavaresise e dy republikave—Sllovenise dhe Kroacise— ishte nje shenje paralajmeruese per fillimin e nje konflikti te pergjakshem ne lidhje me ceshtjen se si do te ripercaktoheshin kufijte e Jugosllavise. Kaosi ne tokat dhe popujt qe dikur njiheshin si Jugosllavi ekspozoi evidenca shokuese deri ne ato permasa sa qe Europianet shpresonin se ajo qe po ndodhte ishte vetem nje iluzion. Eksperimenti i shume kulturave dhe shume kombeve nuk ishte thjesht nje deshtim. Ky eksperiment nxorri ne shesh violencen me antinjerezore dhe arbitrare midis grupeve etnike. Per me teper, duke u gjendur ne piken me te larte euforike te prodhuar nga perfundimi i luftes se ftohte, Komuniteti Nderkombetar u kap i papergatitur perballe detyrave te reja qe po ekspozonte shembja e bipolaritetit.
Nje nga mënyrat më racionale për të portretizuar konfliktin e pergjakshëm ne Jugosllavi është përcaktimi i tij si një produkt i urrejtjeve shekullore etnike midis popujve te rajonit. Argumentet e dhena më parë mbeshtesin fuqimisht tezen e zbërthimit të shkaqeve të konfliktit nisur nga kendvështrimi i urrejtjes qe buron nga lashtësia. Argumenti kryesor qe bie ndesh me kete tezë dhe me pohimin se dhuna ka qene nje menyre jetese ne rajon eshte fakti se Jugosllavia gjate Luftes se Ftohte ishte nje shtet multietnik dhe multinacional ne te cilin popujt e grupeve te ndryshme etnike jetuan ne paqe te plote. Kjo na con në prodhimin e argumentave se, pervec ndikimit te rrenjeve te vjetra te konfliktit, në copëtimin e Jugosllavisë ndikuan edhe renia e bipolaritetit dhe kriza ekonomike që filloi të shfaqet në vitet 1980. Me renien e bipolaritetit, ish-komunistet kerkuan mbeshtetje duke i bere thirrje nacionalizmit. Ata e pane nacionalizmin si nje mundesi per te mbajtur pushtetin politik nen rregullat e reja qe kerkonin zgjedhje pluraliste konkuruese. Krizat ekonomike krijuan nje terren “te shendoshe” per zgjimin dhe fuqizimin e nacionalizmit.
Ky kapitull perbehet nga dy ceshtje kryesore: Se pari, ai egzaminon impaktin që kishte mbi Ballkan disintegrimi i rendit nderkombetar. Se dyti, ai shpjegon raportet midis renies ekonomike dhe rritjes se nacionalizmit shkatërrues si edhe efektet e kombinuara te tyre ne konfliktet ballkanike.

A. IMPAKTI I RENIES SE BIPOLARITETIT NE SHPERBERJEN E JUGOSLLAVISE

Gjate epokes se Luftes se Ftohte, Ballkani ishte si nje lloj zone tamponi ne marredheniet midis dy blloqeve. Teknikat qe superfuqite perdornin per te mbajtur nen kontroll shtetet rebele ndryshonin sipas perceptimeve ideollogjike te Lindjes dhe Perendimit. Të dyja superfuqitë, për të shmangur anarkinë në secilin bllok, aplikuan një politikë të kombinimit të “kulacit dhe kerbacit”. Ruajtja e ekuilibrit te te gjitha marredhenieve ne hapesiren Europiane siguroi stabilitetin ne Ballkan. Secila nga superfuqitë i mundësoi dhe garantoi siguri aleateve të saj. Jugosllavia u la te luante rolin udheheqes ne politiken e mos-angazhimit.

Duke marre ne konsiderate qe repertori ushtarak i dy aleancave te medha —NATO-s dhe Traktatit te Varshaves—perfshinte marrje pergjegjesie ne rast të nje shperberje te papritur te Jugosllavise, eshte e kuptueshme qe ne se njera pale do te nderhynte ne krizat Jugosllave gjate Luftes se Ftohte, fushata kompetitive dhe parimi i ekuilibrimit te forcave nuk do te lejonte qendrimin menjane te pales tjeter. Keshtu, politika nderkombetare gjatë Luftes se Ftohte kontriboi ne menyre domethenese per te mbajtur Jugosllavine te bashkuar. Ishte e pamundur qe, gjate Luftes se Ftohte, udheheqesit e Sllovenise apo ata te Kroacise, te kerkonin pavaresine dhe te mos mendonin se nje nga pasojat, ne se vepronin keshtu, do te ishte provokimi i luftes Lindje – Perendim. Pra Lufta e Ftohte dhe ndarja e Europes ne dy aleanca rivale, shërbeu si nje force stabilizuese. Ajo ndikoi per te mbajtur nen kontroll urrejtjet etnike të mozaikut të popujve ne Ballkan. Si frika nga nje nderhyrje nga ana e Bashkimit Sovjetik ashtu edhe dora e hekurt e autoriteteve komuniste vendore, siguruan per afer nje gjysem shekulli nje qetesi te genjeshter ne Ballkan. Sidoqofte, aktualisht është bërë e qartë se sa e brishtë ishte kjo qetësi sepse ajo diktohej nga kontrolli nga lart dhe nuk formësohej nga vet-permbajtja nga poshte.
Historikisht Ballkani asnjehere nuk ka qene ne gjendje te krijonte nje konfiguracion normal gjeopolitik. Kjo do të mundësonte shfaqjen e nje qendre si pike referuese ndaj se ciles shtetet qe e rrethonin do te terhiqeshin per te siguruar disa perfitime kulturore, ekonomike dhe teknologjike. Ndryshimet tradicionale: kulturore, fetare, gjuhësore, etnike dhe politike kane penguar krijimin e institucioneve qe mund te perdoreshin si kordinatorë apo qendra te menaxhimit te krizave. Ne kushtet e mungesës se qëndrave referuese brënda Ballkanit, vendet ballkanike u terhoqen nga ato fuqi te cilat ishin jashte hapesires gjeopolitike Ballkanike (Russia, Turqia, Gjermania dhe Franca). Pra renia e bipolaritetit e la rajonin plotesisht te papregatitur ne lidhje me ceshtjet e sigurise. Kështu shperbërja e balancës midis dy blloqeve prodhoi nje vakum sigurie për vendet Ballkanike. Fundi i Luftes se Ftohte tregoi qarte se rajonit i mungonte mekanizmi i parandalimit apo i zgjidhjes se krizave. Kjo do të thotë që shtetet Ballkanike u lanë të lira për të kërkuar ombrella te reja sigurie.

Lidhur me Jugosllavine, renia e Bashkimit Sovietik e shoqeruar me renien e regjimeve Staliniste ne Ballkan, do te nenkuptonte zhvlerësimin e manovrës qe kishte formuar boshtin e politikave te ndjekura ne katër dekadat e meparshme nga udheheqesi i Jugosllavise, Josip Broz Tito. Duke kuptuar qe Fuqive Perendimore ju nevojitej Jugosllavia si nje instrument politik ne konfliktin me Bashkimin Sovjetik, Tito e shfrytezoi ndihmen e huaj ekonomike dhe rrethanat strategjike per te forcuar stabilitetin e vendit te tij. Por rendesia gjeo – strategjike e Jugosllavse si dhe te gjitha perfitimet ekonomike qe rridhnin prej saj moren fund bashke me perfundimin e Luftes se Ftohte. Ne të vërtetë, politika e jashtme e SHBA-se e hoqi Jugosllavine nga prioriteti tradicional i sigurise dhe e vendosi atë ne te njejten kategori me vendet e tjera te rajonit pa planizuar asnje mase per te mbushur vakumin që krijohej. Ne fakt, Perendimi ndoqi nje politike diferencimi midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve te tjera te Europes Lindore lidhur me përfshirjen e tyre në Bashkimin Evropian. Per me teper, duke dashur te leviznin gradualisht ne transformimin e mekanizmave të sigurise që ishin krijuar gjatë luftës se Ftohtë dhe për Luftën e Ftohtë, udheheqesit perendimore, hezituan te vepronin ne Jugosllavi. Duke u kapur i pa-përgatitur për të aplikuar zgjidhjen e duhur, Komuniteti Europian thjesht ju shmang perpjekjeve per te gjetur nje zgjidhje. Kjo beri te mundur qe konflikti në Jugosllavi te transformohej ne lufte me shkalle te gjere pikërisht ne zemer te kontinentit Europian. Keshtu, renia e Jugosllavise në duar të regjimeve nacionaliste ekspozoi nje krize te qarte edhe të institucioneve të sigurisë Evropiane.

Dy konsiderata shpjegojne pse Europa ishte shume e shqetesuar ne lidhje me stabilizimin e situates ne rajon. Se pari, ky konflikt qe fillimisht u nenvfletesua, po paraqitej si kercenimi me sfidues per institucionet egzistuese. Se dyti, Europa u perfshi nga nje vale e madhe refugjatesh, gje qe transferoi problemet e sigurise edhe në vetë vendet Evropiane. Eshte e kuptueshme se ky transeferim i krizes drejt vetë vendeve Europiane, coi ne nje kunderveprim me te shpejte te Evropes per stabilizimin e situates. Per me teper, politika Amerikane, që fillimisht e la zgjidhjen e konfliktit te ish Jugosllavise ne duart e Evropes, filloi gradualisht të merrte iniciativen per zgjidhjen e problemeve te sigurise ne Ballkanin Perëndimor. Por duke qene te bindur se Komuniteti Nderkombetar nuk do te nderhynte me shpejtesi Serbet ishin te lirshem per te ushtruar genocid kunder muslimaneve. Ata terrorizuan familjet muslimane duke perdorur perdhunimin si nje arme kunder grave dhe vajzave. Eshte e rendesishme te theksohet se edhe lidershipi i vendeve Arabe analizoi dhe percaktoi seriozitetin e konfliktit ne Jugosllavi dhe njekohsisht me denimin e dhunes i beri thirrje faktorit nderkombetar qe te nderhynte per t’i dhene fund dhunes se ushtruar kunder Muslimaneve ne Bosnje. Gjithashtu shume vende muslimane dhe shoqata jo-qeveritare me orientim fetar musliman u angazhuan ne dhenien e ndihmave. Bazuar ne mundesite e tyre ato pergatiten ndihma financiare, shendetsore dhe arme.

B. RENIA EKONOMIKE DHE NACIONALIZMI SHKATËRRUES

Kategorizimi i vendeve Ballkanike bazuar ne pikat e perbashketa te modeleve ekonomike te zhvillimit gjate Luftes se Ftohte, i ndan ato ne dy grupe:

• Se pari, Shqiperia, Bullgaria dhe Rumania. Gjate Luftes se Ftohte, keto vende udhehiqeshin nga diktatura te ashpra dhe me nje ekonomi shume te centralizuar. Kjo do te thote se elita intelektuale kishte mungese njohurish per funksionimin e ekonomise se tregut. Shteti si perfaqesues i interesave të përbashkëta ishte i dobet nderkohe qe strukturat ekonomike ishin te paqarta.

• Se dyti, ish Jugosllavia, nje vend socialist, qe devijoi dhe u perpoq te zbatoje nje model te ndryshem ekonomik. Ky model konsistonte ne te ashtuquajturen ekonomi socialiste (market socialism) e mbeshtetur ne veteadministrimin e kapitaleve prej punetoreve. Ky model nuk funksionoi mire pasi ai ishte bazuar ne koalicionin midis ndermarrjeve dhe autoriteteve te cilat shpesh ndanin te njejtat interesa. Per pasoje, ky model pengoi prirjet konkuruese midis ndermarjeve.

Ne rastet e Bullgarise, Shqiperise dhe Rumanise, me renien e komunizmit ne fund te viteve 1980, krizat ekonomike u manifestuan nepermjet renies se treguesve kryesore makroekonomike. Keto ishin rrjedhojat e nje procesi te thelle transformimi shoqeror, ekonomik dhe politik qe shprehin fenomenin e tranzicionit.

Ne rastin e Jugosllavise, rrenjet e krizes ekonomike mund te gjenden me heret. Ne fakt, ato jane nje perzierje e faktoreve te brendshem me ato te jashtem. Keshtu, faktoret e jashtem si ngritja e larte e cmimit te naftes qe filloi ne vitin 1973 dhe huate e renda nderkombetare perkeqesuan problemet e brendeshme ekonomike qe rridhnin nga modeli ekonomik Jugosllav. Nje ndikim te vecante shkaterrues sollen perpjekjet per gjetjen e nje metode te sigurte per kontrollin e inflacionit. Ne vitin 1975 inflacioni arriti masen prej 30 perqind. Shkalla e inflacionit rritej me perkeqesimin e situates, nderkohe qe bilanci tregetar degjeneroi ne ate pike ku ai nuk mund te mbulohej me parate e derguara nga emigrantet dhe te ardhurat e turizmit. Per me teper, rritja e cmimit te karburantit dhe mallrave te tjera te importit, qe filloi me 1973, keqesoi deficitin ne bilancin e pagesave. Vitet 1970-te perfunduan me nje borxh te huaj ne rritje. Ne kohen kur Tito vdiq, ne Maj te vitit 1980, Jugosllavia kishte nje borxh te jashtem prej 20 billion $. Ky borxh ishte produkt i huave bujare nderkombetare per shkak te pozicionit strategjik te Jugosllavise e pozicionuar si e paangazhuar ne lidhje me superfuqite e Luftes se Ftohte. E ndodhur ne kondita te tilla qeveria nuk kishte zgjidhje tjeter vecse te niste nje program stabilizimi, i cili konsistonte ne nje politike te shternguar monetare dhe kontrollin direkt te shpenzimeve per invenstime. Ky program, i cili filloi nga fundi i vitit 1979, u mbeshtet nga nje marreveshje e parapregatitur me Fondit Monetar Nderkombetar, e cila perfundoi ne vitin 1980. Megjithate ne fillimet e vitit 1982 negociatat moren papritur nje kthese, seriozisht per keq, kur ekipi i FMN-se e vuri Jugoslavine ne pozita me te veshtira. Ne fakt, mungesa e disiplines monetare solli nje shthurje te monedhes vendase dhe kursit te shkembimit te saj me monedhat e huaja. Per shkak se integrimi global kerkon nje unifikim te tregut te brendshem, FMN orjentoi Jugosllavine drejt ri-integrimit te segmenteve ekonomike te republikave. Bazuar ne kete politike, vetem treguesit e cmimeve dhe mundesive per fitime mund te percaktonin levizjen e fuqise punetore, kapitaleve dhe mallrave pergjate kufijve te republikave. Kjo e detyroi qeverine federale Jugosllave te adoptonte nje politike te nje kontrolli me te madh ndaj republikave. Eshte e kuptueshme qe republikat me te pasura e refuzuan kete lloj politike sepse ato mund te perfitonin shume pak nga bashkimi federal. Forcimi i arkes federale me qellim per te rritur autoritetin financiar qendror, ne fund te vitit 1987 ishte nje skandal qe dobesoi qeverine federale dhe lekundi angazhimet e republikave ndaj regjimit federal. Keshtu, presioni i FMN per te ricentralizuar ekonomine Jugosllave ndezi tensionet midis atyre politikaneve Jugosllave qe favorizonin nje qeveri te forte federale dhe atyre qe preferonin decentralizimin e pushtetit drejt republikave. Per me teper, zvogelimi i “tortes ekonomike” ndezi armiqesine midis grupeve te ndryshme etnike jugosllave dhe rriti me shume dallimin midis grupeve sociale. “Ne ato komunitete te varfra ku shkurtimet e vendeve te punes ishin me te ashpra....kerkesat per punesim ne menyre proporcionale dhe te barabarte ndermjet grupeve nacionale e bene etnicitetin me te spikatur se kurre”. Tensionet etnike dhe politike shkaterruan klasen e mesme jugosllave, e cila kishte siguruar nje baze politike te moderuar, dhe ndezen aspiratat ndarese te republikave Jugosllave me te zhvilluara ekonomikisht ne periudhen e paraluftes.

Nga ana tjeter, ne fillim te 1975, te ardhurat e derguara nga punetoret e punesuar perkohesisht ne Europen Perendimore filluan te binin si rezultat i krizes ekonomike perendimore ne kete periudhe. Duke hasur veshtiresite ne rritje te papunesise, vendet e Europes Perendimore kthyen me dhjetra mijra punetore perseri ne Jugosllavi. Eshte e kuptueshme qe kthimi i tyre ne Jugosllavi e perkeqesoi me shume krizen ekonomike. Per shembull, ne fillimet e vitit 1980, te ardhurat monetare te derguara nga emigrantet kishin financuar gjysmen e deficitit tregetar te Jugosllavise. Ne vitin 1981, ato siguruan vetem 25 perqind te deficitit. Per me teper, kthimi i tyre e perkeqesoi problemet e papunesise. Keshtu, papunesia ne Jugosllavi u rrit nga 14 perqind ne 1979 ne 17 perqind ne 1986 , dhe me shume se 20 perqind ne Republikat e Serbise, Malit te Zi, Maqdonise, dhe Bosnje-Hercegovines.

Te mesuar per me se 20 vjet me mallrat e importuara me teprice nga jashte, jugosllavet ne vitet 1980 u perballen me tregun e zbrazet, rradha te gjata, dhe me raftet e varfera te dyqaneve. Nga 1970 deri 1980, inflacioni ishte mesatarisht 18.4 perqind ne vit. Ai u intensifikua gjate viteve 1980, duke variuar midis 85 dhe 105 perqind ne vit ne fillimet e te 1980-ve, dhe kapur 800-900 perqind ne fund te viteve 1980 duke pasur mesatarisht 123 perqind ne vit nga viti 1979 deri 1989 (shiko Figuren IV.3). Rritja e prodhimit te brendeshem bruto (GDP) ra me pak se 15 % midis viteve 1989 dhe 1991, kur shpertheu lufta midis Kroacise dhe Serbise.

Ne shoqerite multietnike te tilla si Jugosllavia ne te cilen ndarjet nen – shteterore u bene sipas kritereve linguistike, fetare dhe etnike, konkurenca ekonomike rajonale u interpretua si konkurence nderetnike. Rrjedhimisht, kur kushtet ekonomike u keqesuan, konkurenca u be me e ndyre dhe ndezi politikat nacionaliste. Gjate krizave ekonomike, ne te cilat kostot tejkalojne fitimet, faktoret ekonomike furnizojne ceshtjet etnike, fetare dhe kulturore duke formuar nje sere kerkesash qe perfshine shkeputjen nga unioni.
Vetem nje komb i ngritur mbi themele shume te forta dhe te thella mund te perballoje erozionin e shpejte ekonomik. Jugosllavia nuk ishte nje shtet i tille. Shteti nje partiak perfundimisht tregoi se, ishte i paafte tja dilte mbane me tensionet midis republikave te mbartura nga e kaluara. Ne shperberjen e Jugosllavise ndikoi edhe mungesa e nje partie opozitare te organizuar, e cila mund te kapercente kufijte e republikave dhe te bashkonte popujt menjehere pasi partia ne pushtet ishte diskretituar. Per me teper, si ne Serbi ashtu edhe ne Kroaci, erdhen ne pushtet lider demagogjike thirrjet e te cileve ndaj zgjedhesve u mbeshteten ne besnikerine etnike.

Deshtimi i udheheqesve federale per t’i bere balle krizes se perkeqesuar ekonomike nxori ne pah, ne nivel federal, vakumin e pushtetit qe la pas vdekja e Titos.
Kjo i hapi rrugen udheheqesve te rinj te republikave te realizonin ambicjet e tyre. Ne 1986, nje lider i ri, Sllobodan Miloshevic nga Serbia, shfrytezoi me se miri kete rast.

Gjate viteve 1988-89, inteligjenca serbe dhe elita e partise komuniste serbe te Sllobodan Milloshevicit bashkuan forcat per te inkurajuar nje revolucion nacional qe do te krijonte nje “Serbi te bashkuar” duke prekur pakenaqesite sociale dhe nacionale ne republike. Mesazhi nacionalist te ciles i meshoi me shume force Milloshevici ishte idea se nese shteti Jugosllav do te shperbehej, te gjitha pjeset e popullit serb—ne Kroaci, ne Bosnje, dhe ne Kosove—do te liheshin te vuanin nen kontrollin e nacionalisteve te tjere. Milloshevici i bazonte thirrjet e tij per nje Serbi me te madhe ne nevojen e bashkimit te te gjithe serbeve te Jugosllavise ne nje shtet te vetem.
Ideollogjia nacionaliste e te qenit te kercenuar dhe te pambrojtur ndezi levizjet masive te serbeve. Sllobodan Milloshevici gjithashtu mobilizoi serbet e Kroacise duke i ndihmuar ne organizimin e mitingjeve ku ata shpallen kerkesat e tyre per autonomi kulturore dhe politike. Pasiguria u shpreh ne Memorandumin e Akademise Serbe te Shkences dhe Arteve ne 1986, e cila u be manifesti i ringjalljes se nacionalizmit me te ri serb, i mbushur me retoriken e perndjekjes. Bazuar ne keto mesime, Millshevici ne Polje te Kosoves ne Prill te 1987 i dha serbeve te Kosoves premtimin e tij te famshem: “Asnje nuk do te guzoje t’ju godase ju”.

Ne 1988 dhe 89, Milloshevici shfuqizoi autonomine e Kosoves dhe Vojvodines te dhene nga Kushtetuta e vitit 1974. Ne te njejten kohe, ai e shtriu me tej premtimin e tij per mbrojtjen e diaspores Serbe ne republikat e tjera te ish Jugosllavise. Duke e vene retoriken nacionaliste serbe ne nje shtrirje mundesisht sa me te madhe, gjate vitit 1990, Milloshevici ishte ne gjendje te mobilizonte serbet ne nje lufte te gjate dhe gjakatare qe prodhoi copetimin ne rritje te ish-Jugosllavise.

Duket i cuditshem fakti qe ne Jugosllavi ideollogjia komuniste—nje doktrine qe kushtezonte principet internacionaliste—shkau shume lehte ne dogme te nacionalizmit. Megjithate, komunizmi orthodoks dhe nacionalismi agresiv kane disa ngjashmeri. Te dyja ideollogjite jane kolektive, duke vene ne plan te pare grupin ndaj individit. Te dyja jane ekskluzive duke i identifikuar te huajt si armiq. Per me teper, te dyja jane radikale duke insistuar qe keta armiq duhen eleminuar duke preferuar per kete qellim perdorimin e forces. Keshtu, te diskretituar nga renia ekonomike dhe duke duke u perpjekur me mish dhe me shpirt per te gjetur nje burim te ri legjitimiteti, komunistet perqafuan formen e rrezikshme te nacionalizmit.

Kriza ekonomike Ballkanike ne fillimet e viteve 1990s u shfaq ne varietetin e gjere te problemeve ekonomike, duke perfshire reniet ne rritjen e ekonomike, inflacionin, papunesine dhe perhapjen e ekonomive joformale. Megjithese vendet e rajonit kishin kaluar eksperienca krizash ne dekadat e kaluara, kriza e fillimit te viteve 1990 ishte ndryshe. Ne fakt ajo ishte me e rende dhe me e madhe. GDP ra ne menyre me drastike gjate vitit 1992 (Shqiperia, -21.1 perqind; Bullgaria, -25.5 perqind; Kroacia, -30 perqind). Ndersa inflacioni rritej (Bullgaria, 100 perqind; Shqiperia 120 perqind; Rumania 250 perqind; Maqedonia, 70 perqind ne muaj; Bosnja and Hercegovina, 86 perqind ne muaj). Po keshtu papunesia ngjitej (Rumania, 9 perqind; Jugoslavia e re, 19 perqind; Shqiperia, 40 perqind).
Pra ne vitet 90 dy ishin faktoret kryesore qe tronditen vendet e Ballkanit. Ato jane renia ekonomike dhe nacionalizmi shkaterrimtar. Jugosllavia mund te shihet si epiqendra e nje termeti qe tronditi te gjithe rajonin dhe keshtu elementet e renies ekonomike dhe te nacionalizmit shkaterrimtar ishin te qarta ne kete faze fillestare ne gjithe rajonin. Ne ish Jugosllavi kishte nje nderveprim dhe konvergjence ne rezonance te renies ekonomike dhe nacionalizmit, gje qe rezultoi ne nje konflikt te pergjakshem. Duke patur parasysh ndarjet e thella etnike, gjuhesore, kulturore dhe fetare ne ish Jugosllavi per te cilat kemi diskutuarme pare, eshte e kuptueshme pse renia ekonomike ndezi nacionalizmin e deshtuar. Ndersa vendet e tjera ballkanike vuajten vetem pasojat e renies ekonomike dhe ato jane akoma duke u ndeshur me tranzicionin nga ekonomia e centralizuar drejt ekonomise se tregut. Per shembull, Rumania dhe Bullgaria te dyja u ndeshen me veshtiresite ekonomike te shoqeruara me renien e komunizmit. Ne keto shtete, qeverite nacionaliste i bene thirrje etnicitetit te shumices, nderkohe qe sistemi shumepartiak prodhoi partite politike nacionaliste, te cilat mbronin te drejtat e minoriteteve etnike. Ne Rumani, Fronti Demokratik i Shpetimit Kombetar u riquajt ne Korrik te 1993 Partia Social Demokrate. Ne Bullgari, udheheqesi i partise ne pushtet ne fillimet e saj, Zhelju Zhelev ishte kaq i pushtetshem sa ai u akuzua se po e rivendoste politikisht komunizmin. Megjithate, ata nuk ushqyen hapur pretendime territoriale.

Duke permbledhur kete kapitull, rrenje me te fresketa te konfliktit ne Jugosllavi mund te gjenden ne deshtimin e vendit per t’ju pershtatur rrethanave te reja. Kjo coi ne lindjen e armiqesive midis grupeve etnike qe luftonin per te njejten thele nga sofra ekonomike qe mblidhej gjithnje e me shume.

BURIMET:

1. Fred Bergsten, The Economist, September 11, 1993, f. 57.

2. Vendet ishkomuniste te Evropes Qendrore realizuan tranizicionin e tyre politik pa lufte etnike. Te gjitha ato vuajten dhimbjen qe shkaktoi tranzicioni ekonomik. Po perse shperberja e Jugosllavise coi ne nje lufte te pergjakshme? Pergjigja lidhet me nderthurjen e rrenjeve te vjetra me renjet e reja te konfliktit. Renia ekonomike goditi dhimbshemm nje vend i cili perbehej nga gjashte republika, pese kombe, tre besime fetare, dy alfabete, tete grupe kryesore etnike dhe nje parti. Ne keto kushte, rezultati (ndryshe nga vendet e tjera komuniste ne Ballkan) ishte nje konflikt i pergjakshem.

3. Shprehja “nacionalizem shkatërrues” nenkupton rrethanat e nje shoqerie ne te cilen politikat nacionaliste jo vetem qe nuk perceptohen si nje zgjidhje per problemet ekonomike, por gjithashtu ato zbatohen deri ne ate pike qe shkaterrojne jo vetem ekonomine por edhe vete grupin etnik. Maria Zarkovic Bookman, Renia Ekonomike dhe Nacionalizmi ne Ballkan, f. 4-5.

4.Vija me e rendesishme e konfrontimit midis dy superfuqive ishte vija ndarese midis dy shteteve Gjermane. Keshtu, fronti qendror ishte prioritar ndersa Ballkani u la nen zhvillimin e kontrulluar te dy superfuqive, me anen e dy shteteve jo anetare te blloqeve, Shqiperise dhe Jugosllavise.

5. Susan L. Woodward, Tragjedia Ballkanike: Kaosi dhe shperberja pas Luftes se Ftohte, The Brookings Institution, 1995, f. 172.

6.KE deklaroi Polonine, Hungarine dhe Cekosllovakine si me te pershtatshme (gatshme) per perfshirje pasi Perendimi mendoi se keto vende ishin me te angazhuara me reformat demokratike. Susan L. Woodward, Balkan Tragedy: Chaos and Dissolution after the Cold War, p. 150.

7.Shkaqet e inflacionit ishin shpenzimet qeveritare te pakontrolluara, emetimi i nje sasie ne rritje kartmonedhadh dhe tendenca e nderrmarrjeve per te rritur deficitet. Nje qendrim i tille i papergjegjshem dukej se ndikonte ne te gjitha nivelet e shoqerise Jugoslave. Rritja e cmimeve te naftes pas 1973 perkeqesoi ndikimin e shkaqeve te brendeshme. Fred Singleton, A Short History of the Yugoslav Peoples, London: Cambridge University Press, 1989, f. 266–267.

8.Woodward, Balkan Tragedy, f. 56.

9.Laura Rozen, “The Balkans: Failing States and Ethnic Wars”, p. 1057.

10. Maria Zarkovic Bookman, Economic Decline and Nationalism in the Balkans, f. 6-7.

11.John R. Lampe, Yugoslavia as History: Twice There was a Country, f. 340.

12.Maria Zarkovic Bookman, Economic Decline and Nationalism in the Balkans, f.21.

13. Ibid, f. 20-27.

Botuar me lejen e autorit.

Per te lexuar pjesen e pare te shkrimit klikoni ne adresen :
http://www.gazetastart.com/index.php?faqe=shfaqlajm&lajmid=999

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›