E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e ndërkombëtarëve në Kosovë

Paketa e sheqerosur e Ahtisarit per statusin final te Kosoves mori nje goditje te ashper dhe ne fakt te pritshme nga levizja per VETVENDOSJE ne Kosove permes nje proteste te fuqishme, e cila dha pamjen tjeter te pranimit te paketes Ahtisari nga kosovaret.

Ne nje kohe kur qeveria e Kosoves dhe faktori nderkombetar garuan me njeri tjetrin per t`i dhene medalje te artë ketij dokumenti, te cilin me te drejte analisti Feraj e quan paketa qe u dha serbeve te Kosoves pavaresine , levizja per vetvendosje e penalizoi kete dokument, duke dale ne rruge pikerisht per te protestuar kunder paketes Ahtisari se liria e Kosoves nuk mund te vije me nje pakete , aq me teper me paketen Ahtisari e cila per levizjen Vetvendosja eshte ne favor te serbeve te Kosoves.

Ka rendesi fakti se protesta drejtohej kunder decentralizimit te komunave ne Kosove qe pa tjeter sjell edhe ndarje defakto te Kosoves . Prandaj , protestuesit akuzuan faktorin nderkombetar dhe grupin negociator te Kosoves se po realizojne ate qe quhet ndarja e Kosoves e cila do ta beje pa tjeter rajonin e Ballkanit :’’NJE OXHAK QE NXJERR TYM’’ pas te cilit do te shpertheje edhe flaka. Si duket analisti i njohur Abdi Baleta kishte te drejte qe kohe me pare parashikonte se lufta mund te zbrese ne jug te Ballkanit, duke na kujtuar keshtu se paketa Ahtisari me permbajtjen e saj te dyshimte eshte nje tregues shqetesues per Kosoven dhe vet rajonin.

Ajo qe eshte shqetesuese eshte ashpersia me te cilen reagoi policia nderkombetare ndaj demostruesve kosovare , e cila i shokoi te gjithe ato qe i ndoqen skenat e renda ku shikoheshin policet nderkombetar qe i goditnin demostruesit me shkopinj gome , me plumba kaucuku dhe me bomba gazsjellese , pa meshire, nen motivin se po mbronin institucionet shteterore. Bilanci i kesaj masakre qe u be mbi ato qe demostruan kunder paketes Ahtisari ne Kosove ishte i dhimbshem , sepse ne qendrat shendetesore te Prishtines po kurohen me qindra te plagosur , ku disa prej tyre nuk mund t`i rezistojne as vdekjes. Ne rradhet e policise nderkombetare, qe masakroi demostruesit e VETVENDOSJES u verifikuan ato me te zellshmit . Per zellin maksimal ne tejkalimin e kompetencave u dalluan policet ukrainas qe goditen pa meshire me plumba dhe shkopinj gome. Janë keto ukrainas qe luftuan si vullnetarë ne Bosnje ne krah te serbve, duke bere krime te perbindshme, sidomos ne Srebrenice. Sidomos ‘’Shkelqyen’’ karabinieret italiane ne dhunen e perdorur ndaj demostruesve duke na kujtuar mbeshtetjen e qeverise italiane ndaj Milloshevicit kur ky kriminel po bente nje genocid te pergjakshem ne Kosove, politike qe mbeshtetej fuqishem edhe nga demostratat e fuqishme te popullit italian qe demostronte kunder bombardimeve te Natos ne Jugoslavi. Prandaj, keto reagime me keto police anti-kosovare ishin te pritshme dhe aspak te habitshme per ata qe percjellin me kujdes precipitimin e ngjarjeve qe po ndodhin ne Kosove.

Organizmat nderkombetare qe merren me mbrojtjen e te drejtave te njeriut e akuzuan publikisht UNMIKUN per tejkalim kompetencash dhe dhune te panevojshme ndaj demostruesve dhe se plumbat e gomes jane kthyer ne plumba vrases sepse jane perdorur ne goditje shume afer me demostruesit. Qendrimi i qeverise kosovare ndaj dhunes se policisë ndaj levizjes Vetvendosja ishte i pritshem per vet pozicionin e palakmueshem qe ajo ka perballe faktorit nderkombetar , duke deklaruar se policia nderkombetare beri detyren edhe pse plagosi dhe vrau qytetaret kosovar ndaj te cileve ka obligim mbrojtjen e tyre ,sepse ky eshte edhe qellimi politik per te cilin ajo leviz sot ne hapesiren kosovare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›