Kamboxhia denohet komunisti i Kmerit te Kuq
Ish-lideri i lëvizjes komuniste dhe krimineli i luftës së kohës së Kmerit të Kuq, i njohur me emrin Duch, arriti në gjykatë për të mësuar rezultatin e apelit të tij. Gjykata për krimet e luftës në Kamboxhia refuzoi ankesën për lehtësim të dënimit, duke e lënë Kaing Guek Eav me burgim të përjetshëm.Personi, i cili dyshohet se vrau rreth 14 mijë njerëz, kërkoi lehtësim pasi u dënua në vitin 2010 me 35 vjet burg, duke argumentuar se ai thjesht kishte ndjekur urdhërat e regjimit të Khmerit të Kuq.
Duch ishte 67 vjeç në kohën kur mori dënimin nën akuzën për krime lufte, krime kundër njerëzimit, vrasje dhe tortura. Ai në atë kohë ishte kreu i një burgu ku u ekzekutuan mijëra njerëz. Gjykatësi tha se në vitin 2010 i pandehuri kishte shprehur keqardhje, pranoi përgjegjësinë dhe bashkëpunoi me gjykatën.
Duch u deklarua fajtor pasi kërkoi falje. Në gjyq, ai argumentoi se ligji ndërkombëtar nuk zbatohet mbi të, sepse ai ishte thjesht duke ndjekur urdhërat dhe nuk ishte në udhëheqjen e regjimit të Pol Potit. Gjykata filloi punën e saj në vitin 2007 pas një dekade të shkëputjeve të njëpasnjëshme të negociatave mes Kombeve të Bashkuara dhe Kamboxhias mbi strukturimin dhe funksionimin e gjykatës.
Së paku 1.7 milionë njerëz, rreth një e katërta e popullsisë së Kamboxhias humbën jetën gjatë viteve 1975-1979 nga regjimi i Khmer të Kuq. Uria, ekzekutimet dhe sëmundjet shkaktuan një nga tragjkeditë më të mëdha komuniste.