E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy automatikë në makinë, pranga 21-vjeçarit

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e tij janë gjetur dy automatikë. Policia e Fierit bën me dije se ka arrestuar Bekim Dashin, i dënuar më parë për shitje të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Sharsi”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rreth orëve të mbasdites, në vendin e quajtur lagjia “Apollonia” në Fier, pas një kontrolli të ushtruar në automjetin me targa të huaja CN 845 ËF, me drejtues shtetasin e lartpërmendur, u gjetën 2 armë automatike të tipit Kallashnikov Model 56 dhe tip Shars”, - tha zëdhënësja e Policisë së Fierit në një njoftim për mediat. Policia bllokoi dy armët dhe i vuri prangat 21-vjeçarit, i cili është dërguar më pas në mjediset e paraburgimit, ku edhe i është nënshtruar seancës së pyetjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›