E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb lekët në lojërat e fatit, teton vetëvrasjen

LAÇ- Një 27-vjeçar nga fshati Adriatik i rrethit të Kurbinit ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke pirë fostoksinë, pasi kishte humbur paratë e tij në lojëra fati. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Laçit, mësohet se Aleksandër Ndreca është paraqitur në urgjencën e spitalit Laç rreth orës 10.00 të mëngjesit të djeshëm, pasi atë e kanë sjellë disa djem të rinj me maminë në urgjencën e këtij spitali. Sipas mjekëve, Ndreca kishte konsumuar fostoksinë dhe kishte mbetur i shtrirë në tokë në qytetin e Laçit. Ndërsa është vënë re nga banorët e këtij qyteti, të cilët kanë dërguar në spital. Policia ka mbërritur menjëherë në spitalin e Laçit, duke nisur hetimet. Ndërsa i vetëhelmuari është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit ushtarak Tiranë. Të njëjtat burime zyrtare bëjnë të ditur se Ndreca, kishte vendosur të vetëflijohej, pasi kishte luajtur në orët e para të mëngjesit në lojërat e fatit, duke humbur rreth 1 milion lekë. Ndërsa i ndodhur para këtij fakti, ai duket se e ka patur të vështirë të tregonte te shtëpia e tij dhe ka tentuar vetëhelmimin. Mjekët e spitalit ushtarak kanë dhënë shpresa për jetën e 27-vjeçarit. Ndërsa dalja nga koma e tij, do të sqarojë më mirë shkakun e plotë të tentativës së vetëvrasjes nga Ndreca.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›