Maskat futen në shtëpi, i diktojnë pronarët
KURBIN- Një grabitje me maska ka ndodhur dje në orët e para të mëngjesit në fshatin Fushë Kuqe të rrethit të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur në orën 02.30 të natës, ndërsa në banesë ndodhej Tom Struga së bashku me Lora Strugën, bashkëshorten e tij, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë nga dritarja anësore në banesën trekatëshe të familjes Struga. Sipas familjarëve “ka qenë pora 02.30 minuta e natës, kur edhe ka ndodhur grabitja. Tom Struga tregon me detaje gjithçka ka ndodhur në banesën e tij. Isha me kriza, pasi jam invalid. Po më dhembte barku, kur i kërkova Lorës (bashkëshortes) të më sillte ujë. Pasi u ngrit më tha po të sjell një ivi. Sapo e mbushi gotën, në kuzhina dëgjova një kërcitje. I them gruas ndiz dritën se ka hyrë kush në shtëpi. Sapo hyri në kuzhinë më thotë Tomë, ka një palë atlete të zeza në mes të shtëpisë, ka njerëz brenda në shtëpi. Ndërsa ia jep, më pas ulërinin maskat me armë. Më pas dëgjova një burrë që ulërinte, duke urdhëruar gruan që të ecte para. Sapo doli në korridor, pashë se grabitësi kishte në dorë një pistoletë dhe e kishte vënë gruan para. U futa pas murit duke mbajtur edhe patericat pas jam invalid, në momentin që mblodha dy patericat ato kërcitën. Në këto momente grabitësi u tremb, duke kujtuar se kisha armë. Sapo Lori mbylli derën, ai qëlloi me armë duke hapur derën. E qëllova me patericë, ndërsa ai qëlloi edhe dy herë të tjera dhe vura re që pistoleta nuk kishte më fishekë. Hapi derën dhe iku me shpejtësi. Ndërsa lajmëruam policinë dhe erdhi në shtëpi, por deri tani nuk është ndaluar njeri dhe kjo për ne është shqetësuese. Po e ndjejmë veten të pasigurt”.
Burime zyrtare të policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dy gëzhoja pistolete, në korridorin e banesë së familje Struga. Ndërsa në dhomën e gjumit kemi gjetur një plumb në pasqyrën e dhomës së gjumit, një shenjë në dysheme plumbi, një plumb në komodinë dhe një në derë. Ndërsa pak metra larg banesës kemi gjetur edhe një maskë. Ndërkohë që janë sekuestruar edhe një aparat fotografik, një aparat digjital dhe një palë syze që grabitësit i kishin bërë gati për t’i marrë, duke i vendosur sipër divanit. Policia ka mundur të gjejë gjurmë që mund të dërgojnë në zbulimin autorëve. Ndërsa në maskë ka gjetur edhe flokë të grabitësit, duke shpresuar në gjetjen dhe arrestimin e autorëve. Tom Struga jetonte i vetëm me bashkëshorten, ndërsa kishte dy fëmijët në Itali, vajzën të martuar dhe djalin. Tom Struga ka punuar që nga viti 1990 në Greqi së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten, ndrysa ka tre vite që ka ndërtuar shtëpinë trekatëshe. Tom Struga është i invalid, pasi ka pësuar dy aksidente të njëpasnjëshme duke humbur edhe kupën e gjurit.