Në Shqipëri, partitë janë prona të këtyre kryetarëve?
Para një vitit, duke udhëtuar për në Himarë, shikoja rrugës të shkruar me bojë, emra partish dhe përbri tyre emrat e kryetarëve të këtyre partive.
Edhe në rrugët e qyteteve tona, sidomos për partitë e vogla, shikon emrin e partisë plus emrin e kryetarit ngjitur nga pas. Një miku im thotë që shkruhen kështu sepse partitë konsiderohen si prona të kryetarëve. Unë i jap të drejtë. Janë parti apo janë grupime ekonomike të organizuara në parti? Kjo e dyta më duket se është e vërteta.