E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndonjëherë më duket sikur perseritet i njejti film

Prej disa ditësh nuk po ndihet asnjë reagim serioz për tragjedinë në Gjirokastër? Fuknsionoi edhe kësaj here ajo shprehja makabre shqiptare: Çudia më e madhe zgjat tre ditë?

Ndonjëherë më duket sikur perseritet i njejti film. Mediat lajmërojnë ngjarje të rënda, e pastaj shohim një lumë politikanësh, që zbresin nga makinat luksoze dhe afrohen mes rojeve të shumtë, në gërmadha. Të njëjtën gjë e pamë në tragjedinë e Gërdecit, ku më shumë ishin prezent politikanët se ata që e pësuan, të njëjtën gjë e pamë edhe kur ndodhi fatkeqësia në Farkë, ku humbën jetën 17 vetë, të njëjtën gjë edhe në Gjirokastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›