Prokuroria ; I komunikon akuzën “vrasje me dashje” Vitore Sucit
Prokuroria i ka komunikuar ditën e djeshme 28-vjeçares akuzën “vrasje me dashje”. Vitore Suci u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e bashkëshortit të saj Mirash Doda. Burime zyrtare nga prokuroria bënë të ditur dje se hetuesit realizuan sot në mjediset e izolimit të policisë intervistimin e 28-vjeçares Suci në funksion të dokumentimit ligjor të kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të mësipërme, në përballjen me hetuesit 28-vjeçarja ka pranuar autorësinë e vrasjes së bashkëshortit, 40-vjeçarit Mirash Doda, duke treguar hollësi mbi rrethanat dhe shkaqet e krimit brenda familjes. Autorja e krimit ka pohuar se ngjarja ka marrë shkas nga një konflikt i çastit mes dy bashkëshortëve. Vitore Suci u arrestua pasditen e së hënës pasi qëlloi me thikë në kraharor burrin e saj, Mirash Doda, në banesën e tyre në lagjen "Bregu i Lumit", në prani të familjarëve të të dy bashkëshortëve. 40 vjeçari Doda u transportua menjëherë për në spital, por pa mundur të mbijetojë. Ndërkohë që grupi hetimor ka siguruar dëshmi nga dëshmitarë okularë që tregojnë për marrëdhëniet e acaruara mes bashkëshorteve.
Prokuroria e Tiranës
Dërgon në gjykatë dosjen e ish-oficerit të Korçës
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-oficerin e Korçës, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Burime nga prokuroria thanë se dosja e Haxhi Qeleminit është dërguar ditën e djeshme për shqyrtim në gjykatë për veprën penale "marrëdhënie seksuale me të mitura". Sipas burimeve nga kjo prokurori, 45-vjeçari Qelemini u mor nën hetim pas arrestimit të tij më 10 mars të këtij viti nga shërbimet e policisë së Tiranes. I pandehuri Qelemini akuzohet se ka abuzuar me një vajzë 17-vjeçare nga qyteti i Korçës. Por, të kundërtën pretendon Qelemini, i cili ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së prokurorisë gjatë përballjes me grupin hetimor, duke deklaruar se kishte njohje me vajzën dhe kujdesej për të. Por nga ana tjetër, dëshmia e vajzës kundërshton ato të ish-policit të Korçës. Procesi gjyqësor ndaj ish-oficerit të policisë Haxhi Qelemini pritet të fillojë në muajin shtator.