E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seriozisht kundër Shqipërisë

Edhe pse është vetëm ndeshje miqësore, selektori i Argjentinës, Sergio Batista, kërkon angazhim serioz ndaj Kombëtares shqiptare. Ai synon të shohë formën e futbollistëve të tij para Copa Americas. Ndërsa, Josip Kuze po has në vështirësi që t’i grumbullojë lojtarët, pasi klubet po hezitojnë t’i lirojnë futbollistët e tyre. Nga Express më 16 qershor 2011 në ora 12:16

Përfaqësuesja e Argjentinës po i vazhdon përgatitjet për Copa America, por vëmendja e tyre është edhe te ndeshja e radhës kundër Kombëtares shqiptare, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në Bonos Aires.

Edhe pse është vetëm ndeshje miqësore, selektori i përfaqësueses argjentinas, Sergio Batista ka kërkon nga lojtarët e tij angazhim maksimal dhe qasje serioze në përballje me Shqipërinë.

Kjo njëherësh do të jetë edhe prova e fundit e jugamerikanëve, para Copa Americas, e cila do të nisë në fillim të muajit korrik, pikërisht në Argjentinë.

“Ndeshjes me Shqipërinë do t’i qasemi në mënyrë mjaft serioze. Do të mundohemi të luajmë me shumë lojtarë, pra t’i provojmë lojtarët, para Copa Americas, të cilën synojmë ta fitojmë”, deklaroi Bielsa në një konferencë për shtyp.

Ndërsa sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuaín, e konsideron të rëndësishme ndeshjen miqësore të 20 qershorit ndërmjet Argjentinës dhe Shqipërisë, para fillimit të Copa Americas, 12 ditë më pas.

“Në ndeshje me Shqipërinë, të gjithë duhet ta japim 100-përqindëshin, për të qenë të gatshëm për Copa American”, deklaroi 23-vjeçari, i cili më parë e ka bartur edhe fanellën e River Plates.

Shqipëria s’arrin t’i grumbullojë lojtarët

Në anën tjetër, selektori i Shqipërisë, Josip Kuze, ende nuk e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë përballje, edhe pse deri te zhvillimi i ndeshjes kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë.

Trajneri kroat po has në vështirësi për ta përpiluar listën, pasi klubet po hezitojnë t’i lirojnë futbollistët e tyre, ngase janë të angazhuar. Disa nga futbollistët kryesorë pritet të mëngojnë, derisa trajneri kroat po mendon ta formojë një skuadër kryesisht me lojtarë të rinj.

”Do të ketë ndryshime në ekip për ndeshjen miqësore me Argjentinën. Mendoj të ftoj disa futbollistë të rinj”, pati thënë Kuze gjatë një interviste për Gazetën Express ditë më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›