Dy djem bëjnë seks me njëri-tjetrin tek Ura e Dajlanit

Durrës, 26 janar
NOA - Ndryshe nga një prostitutë femër, një 24-vjeçar duket se nuk ka pasur
shumë pretendime për të siguruar një vend ku të kryente marrëdhënie seksuale me
klientët e tij dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe më këta të fundit.
Kështu klienti
nuk e ka kundërshtuar 24-vjeçarin E.M, për të bërë seks edhe në ambiente
publike.
Dy meshkujt janë
rehatuar dje në brendësi të rrethimit të shinave të trenit pranë vendit të
quajtur Ura e Dajlani në Durrës, dhe kanë nisur aktivitetin e tyre seksual.
E gjithë skena
erotike mes dy meshkujve është diktuar nga kalimtarë të rastit të cilët
lajmëruan menjëherë policinë.
Forcat e policisë
mbërritën menjëherë pranë vendit të improvizuar nga homoseksualët si dhomë
gjumi dhe kryen shoqërimin e tyre.
Burime nga
policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA pasi u mor në pyetje 24-vjeçari dhe
klienti i tij u lanë të lirë.
Por ndaj të riut
ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të marrëdhënieve
seksuale apo homoseksuale në vende publike dhe ushtrimit të prostitucionit.
Sipas deklaratës
së tij dhënë në polici, 24-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shumës
prej 1000 lekësh të reja.
Por në pamundësi
për të siguruar një vend të përshtatshëm, për mungesë fondi, i riu e
ushtronte aktivitetin e tij në vende publike.
Ai ka thënë para
efektivave blu se nuk kishte para për të jetuar ndaj detyrohej të bënte seks me
meshkujt duke treguar se kishte shumë klientë për shkak të mungesës së
konkurrencës edhe kjo ndryshe nga femrat.
k.k/NOA