Tenton të shkojë në Itali me dokumente false, pranga 33-vjeçarit

Durrës, 26 janar
NOA Tenton të largohet drejt Italisë me dokumente të falsifikuara, arrestohet
33-vjeçari.
Dashamir Daka, 33-vjeç,
lindur e banues në fshatin Karinë të rrethit Peqin është kapur dje në flagrancë
nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve të Portit të Durrësit.
Kapja e tij u
krye pasi po tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të kund[raligjshme për në
Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, duke përdorur për udhëtim një
travel (dokument anglez) në emër të një shtetasi tjetër, që dyshohet të jetë i
falsifikuar.
Policia kreu
veprimet e nevojshme procedurale ndërsa sekuestroi dokumentit fals që posedonte
Daka i cili tashmë akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
k.k/NOA