Skandali, 25 fëmijë kopshti listohen si të paaftë mendërisht
19/04/2010 Zbulohet nga një prind fëmije, drejtoresha e kërcënon. Falsifikimet për përfitime fondesh
GJIROKASTËR - Rreth një muaj më parë, publicistit Viron Graci, ka ngelur i shtangur ku mësoi nga dikush, se djali i tij vuan me probleme mendore, por në fakt vogëlushi gëzon shëndet të mirë, madje shumë të zhvilluar.
Gjatë dy viteve të fundit, stafi i kopshtit publik “Cicërimat”, që ndodhet përballë Televizioni Publik Gjirokastra, në fshehtësi të plotë dhe pa dijeninë e prindërve trajtonin 6-vjeçarin dhe 24 vogëlushë të tjerë me një program të diferencuar. Viron Graci thotë se kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mbikëqyrjen e drejtuesve të lartë të arsimit parauniversitar.
Skandali
“Djali im është përfshirë në një program të veçantë, pavarësisht kundërshtimit të dy edukatorëve të kopshtit, por drejtuesja e këtij institucioni ka abuzuar me shëndetin e tim biri, duke falsifikuar kartelën shëndetësore dhe për këtë arsye unë kam ngritur padi penale ndaj saj”, shpjegon Graci.
Sipas tij, drejtoresha e ka kërcënuar dhe provokuar, duke deklaruar se “Janë njerëz shumë më të rëndësishëm dhe nuk keni çfarë të më bëni”.
Arjan Pano, drejtori i arsimit rajonal për qarkun e Gjirokastrës, i emëruar 30 ditë më parë në këtë post, thotë për gazetën “Metropol”, se e vetmja parregullsi është mosvënia në dijeni e prindërve dhe se brenda javës së ardhshme do të ketë masa administrative për personat përgjegjës.
“Nga informacionet që mora rezultoi se prindi nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe ky është një gabim shumë i rëndë, pasi prindi ka të drejtën të informohet për fëmijët”, shprehet Pano. Por drejtori i DAR, Arjan Pano, ndonëse i ri në detyrë përveç “parregullsisë” së moslajmërimit të prindit në rastet kur fëmija e tij përfshihet në programe speciale ka evidentuar edhe faktin se së paku fëmija i publicistit Viron Graci është kartelizuar si i shëndetshëm nga mjekët. “Në fakt fëmija është intervistuar në moshën 4 vjeç dhe ka dalë një fëmijë plotësisht i shëndetshëm, por dikush në mënyrë abuzive ka falsifikuar kartelën shëndetësore pa dijeninë e prindërit”, shton ai. Ndërkaq, drejtuesi i lartë i arsimit parauniversitar ka mohuar që të ketë pasur pagesa për këtë projekt. Vasil Muka, ish-drejtori i arsimit, pranoi pjesën tjetër të së vërtetës, që në atë mënyrë trajtohen fëmijë me probleme të zhvillimit mendor, vështirësi në nxënien e mësimit apo me shkallë të ndryshme të zhvillimit.
Hetime për shtrirje të “projektit” në shkolla e kopshte të tjera
Në procedim penal 4 punonjës të DAR Gjirokastër
GJIROKASTER- Ndaj 4 punonjësve të Drejtorisë Arsimore në Gjirokastër Policia Gjyqësore ka nisur hetimet, pasi dyshohen që në fshehtësi të plotë dhe pa dijeninë e prindërve, të kenë falsifikuar për përftime personale prej tre vitesh listat shëndetësore të 25 fëmijëve nga mosha 3-6 vjeç. Burime zyrtare të komisariatit të policisë së Gjirokastrës, bënë të ditur sot për gazetën “Metropol”, se "hetimi është përqendruar në kopshtin publik "Cicërimat".
Por nuk përjashtuan mundësinë që falsifikimi i të dhënave shëndetësore të mos ketë ndodhur edhe në 5 kopshtet e tjera në këtë qytet. Sipas burimeve, një psikologe, një edukatore, një drejtuese kopshti dhe një drejtues i lartë i Drejtorisë Arsimore, dyshohen të kenë konsumuar 4 vepra penale, "rrëmbim fëmijëve pa dijeninë e prindërve", "abuzim me detyrën shtetërore", "abuzime me fondet jo publike" dhe "falsifikim të dokumenteve shëndetësore".
"Javën e ardhshme presim që hetimet të qartësohen dhe në rast se konfirmohet abuzimi me detyrën shtetërore, dosja penale do t’i përcillet Prokurorisë për hetime të mëtejshme", thanë burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës.