E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy “finale” ndezin SuperligënKampionia në fuqi, Tirana, luan kundër Besës në “Qemal Stafa”. Nënkampionia, Vllaznia, kundër Dinamos pa humbje në “Loro Boriçi”

Publikoje ne:

Java e katërt e “Bundesligës” shqiptare ofron dy finale të parakohshme, midis dy kryesueseve të këtij edicioni, Besa e Dinamo, respektivisht kundër kampiones e nënkampiones së sezonit të kaluar, Tirana e Vllaznia. Dy supersfida, që ndryshe nga katër ndeshjet e tjera të Superligës (16:30), do të luhen nën ndriçimin e projektorëve e në të njëjtën orë: 19:00, si Tirana-Besa në “Qemal Stafa” ashtu dhe Vllaznia-Dinamo në “Loro Boriçi”.

Si do te dalin ndeshjet? Na ndiqni live ne Albania-sport.com, per te mesuar fatet e takimeve, minute pas minute. Parashikohe dhe ti ne sondazhin e organizuar nga Albania-sport.

E Premte, 18 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›