E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Java 4, Shkumbini –KastriotiPërballë Kastriotit, skuadra peqinase, vendi i pestë në sezonin e kaluar, synon vetëm fitoren. Krutanët mbërrijnë në Peqin pas fitores së bujshme me Vllazninë (1-0).

Publikoje ne:

Shkumbini dhe trajneri i dytë sezonal, Kristaq Mile është përballë një prove “nderi”, kur të përballet të shtunën me Kastriotin në shtëpi. Tri ndeshjet e para të këtij sezoni thuajse kanë qenë një dështim total i peqinasve: asnjë fitore, vetëm një pikë dhe vendi i fundit. Në ndeshjen e fundit në shtëpi, Shkumbini humbi me Besën (1-2), që provokoi edhe dorëheqjen e parevokueshme të ish-trajnerit Gugash Magani. Edhe pasuesi i tij, beratasi Kristaq Mile e nisi me humbje debutimin. Shkumbini humbi në Fier 1-0 me Apoloninë. Alarmi është edhe më i madh, kur shikon se vetëm Shkumbini, Laçi e Gramozi (këto të dy të fundit të ardhura nga Kategoria e Parë) nuk kanë shijuar asnjë fitore në këto javë. Përballë Kastriotit, skuadra peqinase, vendi i pestë në sezonin e kaluar, synon vetëm fitoren. Krutanët mbërrijnë në Peqin pas fitores së bujshme me Vllazninë (1-0).

E Premte, 18 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›