E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Energjia s’do rritet çdo vit

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, deklaroi dje në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se çmimi i energjisë nuk do të rritet çdo vit. Ai përgënjeshtroi deklaratat, sipas të cilave, do të kemi rritje të çmimit të energjisë deri në vitin 2014 në masën 15%, plus inflacionin. Sipas Nepravishtës, një pakt i tillë nuk parashikohet në deklaratën rregullatore. “Në rast se në një vit të caktuar çmimi i energjisë elektrike del i lartë, atëherë ERE ka të drejtë që t’i propozojë OSSH-së që për të mos rënduar konsumatorët, çmimi të pjesëtohet në dy pjesë, për një vit të lihet një pjesë dhe pjesa tjetër të kompensohet në vitin pasardhës, ose në vitet e tjera pasardhëse në bazë të marrëveshjes midis palëve”, - tha Nepravishta, i cili shtoi se nga rritja e çmimit të energjisë me 13% do të preken vetëm 21% e familjeve, pasi kaq është numri i atyre që shpenzojnë mbi 300 kilovat/orë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›