Tiranë, sot priten vaksinat e para kundër A/H1N1
TIRANE-Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave kundër virusit A/H1N1. Grupet e para që do të vaksinohen janë personeli mjekësor, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 1-5 vjeçare dhe të sëmurët kronikë.
Sipas lajmit të dhënë nga zyrtarët e shëndetësisë, 10 mijë vaksinat e para vijnë nga Hungaria.
Kontigjenti i vaksinave pritet në një kohë kur në vend janë shënuar 5 viktima nga gripi i derrit, së fundi një grua 18-vjeçare në muajin e tetë të shtatzënisë.
Ndërkohë që të prekur me virusin e rrezikshëm janë më shumë se 300 vetëm, prej tyre së paku 5 trajtohen me intensitet në spital, pasi paraqiten në gjendje kritike.
Gjatë kësaj jave Gjermania dhe Spanja raportuan se do të kthejnë sasi të mëdha vaksinash tek prodhuesit, pasi ka pasur interesim të ulët të marrjes së kësaj vaksine nga publiku. Interesimi i ulët lidhet me dyshimet për efektet anësore të kësaj vaksine.