Shalsi: “Berisha po kthehet në origjinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë fjalës së tij, deputeti Eduard Shalsi akuzoi kryeministrin Berisha për dhunë ndaj protestuesve opozitare. Duke iu referuar përplasjeve mes policisë e protestuesve gjatë dy ditëve të fundit, Shalsi tha se shqiptarët nuk kërkojnë dhunë, por është qeveria ajo që kërkon ti dhunojë ata.
“Dje, Berisha u kthye në origjinë, ai ka vendosur që përpjekjeve tona paqësore tu përgjigjet me dhunë. Sot dhe dje ai ka provuar se nuk përfaqëson vullnetin e popullit, nuk ka mandatin e tij, pasi nuk janë shqiptarët që kërkojnë dhunë, por është ai që do të ushtrojë dhunë ndaj tyre”, - u shpreh Shalsi.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010