E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama takon Arvizune Besnikeri pa kushte ndaj SHBA

Kryeministri Edi Rama priti në një takim ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ai garantoi bashkepunim te plote me partneret amerikane. Ndërsa ambasadori Arvizu premtoi se SHBA do të mbështesin reformat që Qeveria e re duhet të ndërmarrë.

Në takimin e parë me Ramën Kryeministër, Ambasadori amerikan i përcolli urimet e Presidentit Obama.
Ndërsa shefi i Qeverisë shqiptare garantoi besnikëri pa kushte ndaj SHBA.

Në prononcimin pas takimit kokë më kokë, Ambasadori Arvizu I premtoi Ramës se do të ketë mbështetjen e Uashingtonit në reformat që priten nga ekzekutivi I ri.

Arvizu shprehu mirënjohjen për rolin e Shqipërisë në NATO dhe shprehu bindjen e Qeveria e drejtuar nga Rama do të dijë të përforcojë stabilitetin në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›