E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ish-zyrtarë të KESH-it në pranga, shitën transformatorin



LUSHNJE – Dy ish-zyrtarë të KESH-it kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen të kenë shitur transformatorët e KESH. Ish-drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare në Lushnjë, Sheme Krasniqi dhe Eklen Polleshi, kryeinxhinier, janë vënë në pranga nga policia e Fierit. Në orët e pasdites së djeshme policia ka realizuar një aksion duke kapur dy ish-zyrtarët e KESH të cilët kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 300 mijë dollarësh. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë të cilët kanë deklaruar se Krasniqi dhe Polleshi kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për të shitur transformatorët e KESH dhe paratë e shitjes i kanë futur në xhepat e tyre. Këto kanë qenë edhe akuzat të cilat kanë sjellë më pas arrestimin e dy ish-zyrtarëve të KESH-it të cilët abuzuan me postin duke shpërdoruar detyrën. Aktualisht ekspertët janë duke hetuar më tepër çështjen dhe dosja i ka kaluar prokurorisë së rrethit. Disa kohë më parë, u organizuan operacionet e koduara “Voltazh 1” dhe “Voltazh 2” në rrethin e Durrësit, të cilat përfunduan me prangosjen e disa zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të KESH-it, të cilët akuzoheshin për korrupsion.

15 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›