E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa-Alonso, shokë dhe rivalë

Ai është shprehur i gatshëm dhe i motivuar për t’ia nisur nga e para pas incidentit në Budapest në muajin korrik të vitit të kaluar. “Uroj të jem në gjendje të luftoj për titullin kampion dhe të mos humbas në metrat e fundit. Pas aksidentit mendova të largohem, ishte e tmershme kur e pashë në televizor. Por ky episod më ka maturuar”, nënvizoi braziliani.Më tej piloti i “Kokëkuqes” ka folur edhe në lidhje me shokun e ri të skuadrës, Fernando Alonso: “Duhet të bashkëpunojmë, sepse të dy e dimë se jemi në një skuadër të rëndësishme. Kjo do të na shërbejë për të arritur rezultate të larta. Më tepër kam folur me të në një javë, sesa me Raikonen në tre vjet. Në pistë do të jemi rivalë, por ky është ligji i sportit”.Në fund edhe një mendim mbi rikthimin e shtatë herë kampionit të botës me Ferrarin, Mikale Shumaker: “Kjo është zgjedhja e tij. Mbase të njëjtin vendim do të kisha marrë edhe unë po të isha në vendin e tij. Më duket e çuditshme ta shoh në një makinë Mercedes, por Ferrari i kishte dy pilotë”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›