Gati rrokada, Hidink te Liverpuli, Benitezi pranë Juves
Trajneri i Rusisë ka shprehur dëshirën për të shkuar në “Anfield Road”, pasi duket se rruga e Rafa Benitezit në Liverpul është drejt fundit. Ai mund të bashkohet me Juventusin, pasi edhe tek bardhezinjtë posti i trajnerit shumë shpejt mund të jetë vakant.Zërat për mosmarrëveshje të mëdha mes Benitezit dhe Zherrardit janë shtuar kohët e fundit dhe kjo është një tjetër arsye që e largon edhe më shumë spanjollin nga “The Reds”. Pak ditë më parë u fol per kalimin e Gus Hidink tek Juventus, por paga e hollandezit (7 milionë euro në vit) është e papërballueshme për arkat e bardhezinjve.