Galiani ul tensionin para derbit
“Është thjesht Inter-Milan, një ndeshje që luhet prej 102 vitesh. Nuk ka tension”. Këto janë fjalëtë e numrit dy të klubit kuqezi, në përpjekje për të shmangur tensionin në prag të sfidës së madhe që do të luhet më 23 janar në “San Siro”.Por lajme jo fort të mira vijnë nga infermieria e kuqezinjve, pasi në stërvitjen e sotme braziliani Pato ka pasur një tjetër dëmtim. Megjithatë, kjo nuk përbën shqetësim për Galianin, pasi sipas tij, kundërshtarët (Interi dhe Juventusi) kanë më tepër të dëmtuar se Milani.Në fund ai përsërit qëndrimin e tij në lidhje me merkaton: “Ka përfunduar, nuk ka asnjë mundësi që Huntelari të ndryshojë skuadër. Edhe për Bekamin portat do të jenë gjithnjë të hapura, edhe pas qershorit, edhe janarin tjetër, kur të dojë”.