E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kolegji nuk pati kurajon të vendosi drejtësi

Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 18:15

“Nuk morëm drejtësinë që kërkuam”, ishte reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama lidhur me vendimin e djeshëm të Kolegjit Zgjedhor. Rama nënvizoi se vendimi ishte i paqartë, ku nga një anë pranohen një pjesë të pretendimeve të PS por nga ana tjetër padrejtësia lihet në vend.

“Dëgjuam një vendim të turbullt, ku duket se pranohen një pjesë e pretendimeve tona, por vuloset po ashtu padrejtësia që e degjeneroi procesin pas numërimit publik të votave që na nxori fitues. Kolegji s’pati kurajën të shohë në sy të gjithë të vërtetën, po njëkohësisht nuk mbylli plotësisht sytë përpara rezultatit të manipuluar të KQZ-së që nxori humbësin fitues dhe nuk pranoi ta vulosë atë”, deklaroi Rama.

Kryetari i PS- së, theksoi se opozita do t`i shkojë deri në fund betejës ligjore duke shtuar se manipulimi i rezultatit në tavolinë është një motiv tjetër për të larguar këtë regjim. Nga ana tjetër lideri i opozitës gjatë fjalës së tij nënvizoi se populli nuk do t’i shohë asnjëherë si fitues, humbësit e zgjedhjeve pavarësisht grabitjes së kryer.

“Fituam në fushën e garës dhe si fitimtarë në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë, kemi të gjithë përgjegjësinë për të ndërtuar aksionin e mëtejshëm opozitar në funksion të shpëtimit të demokracisë, të çlirimit të drejtësisë, të rimëkëmbjes së ekonomisë”, u shpreh kreu i PS-së. Rama e mbylli deklaratën e tij duke thënë se ajo që po ndodh në Shqipëri është “paligjshmëri e vulosura me dhunë” gjë e cila bën që vendi të humbasë çdo integritet besueshmërie. /shekulli/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›