Bilisht, hetohet si vrasje "vetëvarja" e maturantit
Rikthehet në prokurori dosja e vdekjes së maturantit nga Bilishti, Mikel Ajçe, i cili u gjet i varur në litar një vit më parë. Gjykata e Apelit ka vendosur ta çojë dosjen për rihetim pranë organit të akuzës së rrethit të Korçës, pas pretendimit të prindërve të 18-vjeçarit Ajçe, se djali është vrarë dhe më pas është inskenuar vetëvrasja e tij në pemë. Vendimi i Apelit rrëzon kështu vendimin e Gjykatës së Faktit në Korçë, që nuk e pranoi kërkesën e familjes për rihetim të çështjes.
Babai i gjimnazistit, i cili në shkurt të vitit të kaluar u gjet i varur, pasi ishte përjashtuar nga shkolla, ka kërkuar rihetimin e çështjes dhe zhvarrosjen e kufomës. Sipas tij në trupin e 18-vjeçarit janë vërejtur dëmtime dhe plagë, ndërsa në qafë shenja e litarit nuk ka qenë të theksuara.
Halim Ajçe, babai i Mikelit, pretendon se ndaj djalit të tij është ushtruar dhunën në ambientet e shkollës. Ai është rrahur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Sipas babait, kanë qenë përfaqësues të shkollës që kanë kryer krimin dhe për ta mbuluar atë kanë inskenuar vetëvarjen në litar. Për këtë arsye Halimi ka kërkuar rihapjen e çështjes hetimore, zhvarrimin e të birit, për të përsëritur ekspertizën mjekoligjore dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ngjarjes.
Pak muaj pas vdekjes, prindërit e Mikel Ajçes kërkuan hapjen e hetimeve për vrasje pranë gjykatës së rrethit, por kjo e fundit e rrëzoi kërkesën e tyre për të rinisur hetimet. Por ata nuk u tërhoqën dhe e apeluan këtë vendim, pasi besojnë se ka prova të qarta se i biri nuk është vetëvarur në litar dhe se nga hetimi janë përjashtuar dëshmitarët dhe drejtori i shkollës së mesme. Halim Ajçe ka pasur pretendime edhe ndaj aktit të ekspertizës mjekoligjore dhe nisur nga ky fakt ai ka kërkuar para Gjykatës së Apelit edhe kryerjen e zhvarrosjes për të verifikuar edhe një herë shkakun e vdekjes.
Në seancë gjyqësore, prokurorja e çështjes, Irma Balli, ka kërkuar që dosja të rikthehet në prokurori për rihetim, pasi nga shqyrtimi i dosjes hetimore mbi këtë ngjarje sipas saj mungojnë disa elemente thelbësore. Kështu, nuk është marrë në pyetje një nga nxënësit që ka qenë në drejtorinë e shkollës bashkë me viktimën dhe nga ekspertiza mungon përcaktimi i kohës se kur ka vdekur adoleshenti.
Pretendimet e ngritura nga përfaqësuesja e akuzës janë konsideruar bindëse nga Gjykata e Apelit, e cila ka vendosur që dosja t‘i kthehet prokurorisë për rihetimin e kësaj çështjeje.
Gjimnazisti Mikel Ajçe u gjet i varur në pemë 21 shkurtin e vitit të kaluar. Ngjarja u klasifikua si vetëvrasje dhe sipas policisë, shkaku që çoi të riun në vetëflijim ishte përjashtimi i tij nga shkolla. Vdekja e 18-vjeçarit nxori në protesta shokët e klasës dhe nxënësit e tjerë të gjimnazit, të cilët pretendonin se ndaj tyre ushtrohej dhunë nga ana e drejtorit të shkollës, të cilin e akuzonin si shkaktar të vdekjes së Mikelit.
Një vit pas ngjarjes, prindërit thonë se kanë kërkuar me insistim të zbardhet ky rast, por dosja u mbyll duke u klasifikuar vetëvrasje.. Çështja tashmë do të rikthehet në prokurori, ku sipas kërkesës së prokurores duhet të merren në pyetje një nga nxënësit e shkollës që ka qenë me viktimën në momentin e komunikimit të përjashtimit të tij nga shkolla, si dhe drejtori i gjimnazit, i cili është akuzuar si shkaktar i vdekjes së 18-vjeçarit nga Bilishti.